Bayern munichBayern Munich triumfon ndaj Freiburgut, Olise vulos fitoren në minutën e fundit
2 min čitanja
Bayern munich
Bayern Munich triumfon ndaj Freiburgut, Olise vulos fitoren në minutën e fundit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Bayern Munich ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Freiburgut, duke triumfuar me rezultat 3-1 në një përballje që solli gola, emocione dhe momente interesante deri në minutat e fundit.Bavarezët e nisën mirë takimin dhe arritën të kalonin në epërsi në minutën e 16-të, kur Dayot Upamecano shfrytëzoi një asistim të bukur dhe me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 0-1.Skuadra mysafire vazhdoi të kontrollonte lojën dhe në minutën e 42-të dyfishoi epërsinë përmes Serge Gnabryt. Sulmuesi gjerman pranoi një pasim të shkëlqyer dhe, pasi u gjend përballë portierit, realizoi me një goditje të saktë në këndin e poshtëm të portës për 0-2.Në pjesën e dytë, Freiburgu u përpoq të rikthehej në lojë, ndërsa Bayerni kërkonte të administronte epërsinë e krijuar gjatë 45 minutave të para.Vendasit arritën të ngushtonin rezultatin në minutën e 82-të, kur Tom Bischof realizoi autogol, duke e dërguar topin në portën e skuadrës së tij për rezultatin 1-2.Në minutën e 88-të, Bayernit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, por bavarezët nuk u ndalën dhe arritën të shënonin sërish përmes Michael Olises, i cili mposhti portierin kundërshtar dhe vulosi fitoren 1-3.Kështu, Bayern Munich doli me pikë të plota nga kjo përballje, ndërsa Freiburgu, pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë, nuk arriti të shmangte humbjen përballë gjigantit bavarez. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.