Ishp maqedoniISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut
2 min čitanja
Ishp maqedoni
ISHP: Rriten me 22% rastet e sëmundjeve ngjitëse në Maqedoninë e Veriut
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Gjatë muajit shtator, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.042 raste të sëmundjeve akute ngjitëse, që paraqet një rritje prej 22 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndër sëmundjet më të përhapura janë enterokolitët, me 694 raste, ndërsa janë evidentuar edhe 123 raste të lisë së dhenve.Sipas Institutit të Shëndetit Publik, shqetësim të veçantë paraqesin ethet e Nilit Perëndimor. Gjatë shtatorit janë konfirmuar 16 raste, ndërsa katër persona kanë humbur jetën nga kjo sëmundje.Ndërkohë, në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve “Kozle” është rritur numri i kontrolleve ambulatore për shkak të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, veçanërisht pas kthimit të fëmijëve në shkolla dhe kopshte.“Për momentin nuk kemi asnjë rast të izoluar të gripit. Numri i pacientëve që kemi brenda 24 orëve, si dhe numri i fëmijëve të hospitalizuar, janë të pritshëm për këtë periudhë. Krahasuar me muajt e verës dhe fillimin e shtatorit, numri është rritur, por kjo nuk është diçka e papritur, duke pasur parasysh ardhjen e vjeshtës dhe kthimin e fëmijëve në kolektive”, deklaroi dr. Filip Doksimovski nga Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve “Kozle”.Në vend është duke vazhduar vaksinimi kundër gripit sezonal. Interesimi më i madh vërehet te personat mbi 65 vjeç dhe te të sëmurët kronikë, të cilët aplikojnë për vaksinim përmes sistemit “Termini Im”.Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, deri më tani janë konfirmuar dy raste të gripit të tipit A. Gjithashtu janë regjistruar 65 raste me simptoma të ngjashme me gripin, por që nuk janë konfirmuar përmes analizave laboratorike. Në ndërkohë, pritet edhe dërgesa e vaksinave japoneze kundër tuberkulozit, pasi përdorimi i vaksinave bullgare ishte ndërprerë për shkak të dyshimeve lidhur me cilësinë e tyre. Gjatë muajit shtator janë regjistruar edhe tetë raste të reja me HIV/AIDS, ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë. “Deri më 30 shtator 2026, numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara me HIV/AIDS
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.