PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Pau cubarsiCubarsi paralajmëron Barcelonën për yllin e madh të Real Madridit: Ai mund ta vendosë ndeshjen në çdo moment
2 min čitanja
Pau cubarsi

Cubarsi paralajmëron Barcelonën për yllin e madh të Real Madridit: Ai mund ta vendosë ndeshjen në çdo moment

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij për rrezikun që paraqet sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, përpara përballjes së madhe të së dielës në El Clasico.Qendërmbrojtësi i ri spanjoll ka vlerësuar lart cilësitë individuale të yllit francez, duke theksuar se neutralizimi i tij do të kërkojë përqendrim maksimal dhe disiplinë të vazhdueshme nga mbrojtja e katalanasve.“Mbappe është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm, i cili mund ta ndryshojë rrjedhën e një ndeshjeje vetëm falë aftësive të tij individuale”, deklaroi Cubarsi. Mbrojtësi i Barcelonës theksoi se skuadra e tij nuk mund t'i lejojë vetes asnjë moment pakujdesie, pasi sulmuesi francez është i aftë të shfrytëzojë edhe hapësirat më të vogla për të bërë diferencën.“Duhet të qëndrojmë të përqendruar gjatë gjithë 90 minutave, sepse e dimë që ai mund ta vendosë ndeshjen në çdo moment. Prandaj, duhet të kemi përqendrim maksimal kur përballemi me të”, shtoi ai. Cubarsi beson se Barcelona duhet ta zbatojë me përpikëri planin taktik dhe të ruajë organizimin në repartin defensiv nga minuta e parë deri në përfundim të takimit, në mënyrë që të kufizojë ndikimin e Mbappes.Përballja ndaj Real Madridit pritet të jetë një test i rëndësishëm për mbrojtjen e katalanasve, veçanërisht për Cubarsin, i cili do të ketë për detyrë të përballet me shpejtësinë, lëvizjet dhe aftësinë realizuese të sulmuesit francez.Barcelona synon të mbrojë pozitën e saj në krye të La Ligës, ndërsa përballja pritet të ketë rëndësi të madhe në garën për titullin kampion. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij për rrezikun që paraqet sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, përpara përballjes së madhe të së dielës në El Clasico.Qendërmbrojtësi i ri spanjoll ka vlerësuar lart cilësitë individuale të yllit francez, duke theksuar se neutralizimi i tij do të kërkojë përqendrim maksimal dhe disiplinë të vazhdueshme nga mbrojtja e katalanasve.“Mbappe është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm, i cili mund ta ndryshojë rrjedhën e një ndeshjeje vetëm falë aftësive të tij individuale”, deklaroi Cubarsi. Mbrojtësi i Barcelonës theksoi se skuadra e tij nuk mund t'i lejojë vetes asnjë moment pakujdesie, pasi sulmuesi francez është i aftë të shfrytëzojë edhe hapësirat më të vogla për të bërë diferencën.“Duhet të qëndrojmë të përqendruar gjatë gjithë 90 minutave, sepse e dimë që ai mund ta vendosë ndeshjen në çdo moment. Prandaj, duhet të kemi përqendrim maksimal kur përballemi me të”, shtoi ai. Cubarsi beson se Barcelona duhet ta zbatojë me përpikëri planin taktik dhe të ruajë organizimin në repartin defensiv nga minuta e parë deri në përfundim të takimit, në mënyrë që të kufizojë ndikimin e Mbappes.Përballja ndaj Real Madridit pritet të jetë një test i rëndësishëm për mbrojtjen e katalanasve, veçanërisht për Cubarsin, i cili do të ketë për detyrë të përballet me shpejtësinë, lëvizjet dhe aftësinë realizuese të sulmuesit francez.Barcelona synon të mbrojë pozitën e saj në krye të La Ligës, ndërsa përballja pritet të ketë rëndësi të madhe në garën për titullin kampion. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…