Yan diomandeDiomande dhe Adeyemi, dy yjet që mund të kishin përfunduar në anët e kundërta të 'El Clasicos'
2 min čitanja
Yan diomande
Diomande dhe Adeyemi, dy yjet që mund të kishin përfunduar në anët e kundërta të 'El Clasicos'
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Yan Diomande dhe Karim Adeyemi janë dy nga futbollistët që po fitojnë gjithnjë e më shumë rëndësi te Real Madridi dhe Barcelona. Megjithatë, historia e tyre mund të kishte qenë krejtësisht ndryshe, pasi të dy lojtarët gjatë afatit kalimtar të verës kishin mundësi të përfundonin te rivalët e përjetshëm.Diomande, 19-vjeçar, ka shfrytëzuar maksimalisht mungesën e Vinicius Juniorit, i cili është i pezulluar, duke fituar një vend në formacionin e Real Madridit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka realizuar tre gola në katër ndeshjet e fundit, duke dëshmuar se mund të jetë një alternativë e rëndësishme për skuadrën madrilene. Në anën tjetër, Karim Adeyemi, 24-vjeçar, është bërë pjesë e rëndësishme e rotacionit të Barcelonës, ku trajneri Hansi Flick vazhdon t'i japë besim futbollistit gjerman.Për El Clasicon e sotëm, Diomande pritet të jetë titullar te Real Madridi, ndërsa Adeyemi, nëse nuk ka ndonjë ndryshim të papritur, pritet ta nisë takimin nga banka rezervë.Megjithatë, sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, të dy futbollistët mund të kishin përfunduar në skuadrat e kundërta gjatë verës së kaluar.Real Madridi kishte mundësinë të transferonte Adeyemin, pasi Borussia Dortmundi ia kishte ofruar futbollistin gjerman, i cili nuk dëshironte të rinovonte kontratën. Megjithatë, drejtuesit madrilenë e refuzuan këtë mundësi, pasi kërkonin një profil tjetër për repartin ofensiv.Nga ana tjetër, Adeyemi kishte shprehur dëshirën për t'iu bashkuar Barcelonës, ku ndodhej Hansi Flick, trajneri që kishte besim të madh në cilësitë e tij. Gjermani kishte këmbëngulur për këtë transferim, i cili përfundimisht u realizua. Një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe me Yan Diomanden. Barcelona ishte në kërkim të një sulmuesi anësor dhe emri i talentit nga Bregu i Fildishtë ishte përfshirë në listën e objektivave të klubit katalanas.Drejtuesit e Barcelonës e kishin vëzhguar për një periudhë, por kur u krijua mundësia për transferimin e Anthony Gordonit nga Newcastle United, vendosën t'i jepni
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.