Lufta në iranNdërmjetësuesit e Katarit në Teheran, në një përpjekje të koordinuar me SHBA-në për të ulur tensionet
2 min čitanja
Lufta në iran
Ndërmjetësuesit e Katarit në Teheran, në një përpjekje të koordinuar me SHBA-në për të ulur tensionet
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ndërmjetësuesit nga Katari kanë qenë në Teheran të dielën, si pjesë e një përpjekjeje për të ulur tensionet rajonale në koordinim me Shtetet e Bashkuara, raportoi agjencia Reuters, duke cituar një zyrtar të informuar mbi situatën.Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo ndodh në një kohë kur shtohen kërcënimet nga SHBA-ja dhe Izraeli për sulme të reja ndaj Iranit.Sipas tyre, presidenti Donald Trump deklaroi të premten se Uashingtoni “mund të ndërmarrë një tjetër ‘Epic Fury’ të vogël”, duke iu referuar fushatës së përbashkët amerikano-izraelite kundër Iranit, e cila filloi më 28 shkurt.Në anën tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi të dielën se një rifillim i mundshëm i luftës me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara nuk do t’i ndryshonte qëndrimet e vendit të tij.“Kohët e fundit është folur për një luftë të re, por unë tashmë po mendoj për periudhën e pasluftës. Pavarësisht nëse do të ketë luftë apo jo, politikat tona mbeten të njëjta”, tha Araghchi gjatë një aktiviteti të transmetuar në televizion në Teheran.“Ata e kanë bërë këtë tashmë dy herë dhe i kanë parë rezultatet. Nëse duan të provojnë sërish, e dinë se nuk do të arrijnë një rezultat të ndryshëm nga ata të së kaluarës”.Një armëpushim i arritur më 8 prill midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara i dha fund luftimeve më intensive, me përjashtim të shkëmbimeve sporadike të zjarrit brenda dhe përreth Ngushticës strategjike të Hormuzit – një rrugë kyçe për furnizimet globale me energji.Këto përshkallëzime ushtarake janë zbutur gjatë javëve të fundit.Irani ka pretenduar kontrollin mbi ngushticën që nga shpërthimi i luftës dhe ka shënjestruar rregullisht anijet që përpiqen të kalojnë pa autorizimin e tij – veprime këto që janë kundërshtuar ashpër nga Uashingtoni dhe vendet e rajonit.Si kundërpërgjigje, SHBA-ja ka mbajtur një kundër-bllokadë detare ndaj porteve iraniane.Në qershor, Irani ra dakord me Shtetet e Bashkuara për një memorandum mirëkuptimi që përcaktonte një rrugë drejt zgjidhj
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.