Ditë vikendi me mot ideal për futboll. Në Kampionatin Nacional në Hajvali, Prishtina, e pamposhtur deri atëherë, priste Dritën, e cila vinte pas dy fitoreve radhazi. Plisat kishin zënë vend në tribunën pas portës, ndërsa edhe pjesa perëndimore e stadiumit ishte pothuajse e mbushur. Dyshja e Prishtinës, Valmir Veliu dhe Mario Ilievski, ende nuk ishte rikuperuar nga lëndimet, duke përbërë mungesa të mëdha për klubin nga kryeqyteti.Ekipet dolën në fushë mes duartrokitjeve, por ajo që ma tërhoqi vëmendjen në start ishin kapitenët e dy skuadrave. Leotrim Kryeziu te Prishtina, fëmijë i Dritës, i rritur në këtë klub deri në ekipin e parë. Në anën tjetër, kapiteni i Dritës, Besnik Krasniqi, fëmijë i Prishtinës, i rritur në këtë klub dhe madje kapiten në periudha të ndryshme. Para fillimit të ndeshjes, Plisat kishin përgatitur një pankartë për tifozët e Dritës, që kishte të bënte me drejtorin sportiv të tyre, Valon Zymberi, dhe problemet që ai kishte pasur me tifozët e klubit.Prishtina e nisi mirë ndeshjen, duke goditur shtyllën që në fillim me Arijanit Fazlijën, por më pas pothuajse nuk kishte asgjë nga loja e saj. Drita dominoi gjithçka: nga duelet te kërcimet, rastet dhe golat. Prishtinës i mbeti vetëm posedimi i topit, ai i parreshtur, nga Artan Iljazi te Zguro, nga Zguro te Iljazi, e ky i fundit pasonte te Poçi. Në anën tjetër, Drita rrezikonte me Igball Jasharin, por edhe atij i mungonte finalizimi, ndërsa në disa raste edhe bashkëpunimi me bashkëlojtarët.Pa u mbyllur pjesa e parë, Blerim Krasniqi kërceu më lart pas një harkimi nga këndi dhe goditi topin me kokë, duke e dërguar në rrjetë. Drita kaloi në epërsi, ndërsa Prishtina nuk dukej se kishte ndonjë ide të qartë për reagim. Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm. Prishtina tentonte të ndërtonte lojën nga prapa, ndërsa Drita luante shumë më drejtpërdrejt, me pasime të shpejta dhe duke fituar pothuajse çdo top të diskutuar. Në minutën e 60-të, u lëndua Poçi. Pa marrë trajtim mjekësor, gjyqtari Genc Nuza e dërgoi jash
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
