PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albin kurtiKurti takohet me Spajiqin në Mal të Zi, diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin dypalësh
2 min čitanja
Albin kurti

Kurti takohet me Spajiqin në Mal të Zi, diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin dypalësh

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Mali i Zi, Milojko Spajiq, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të mbajtur më 22 tetor në Shën Stefan.Kurti ka bërë të ditur se takimi me Spajiqin ishte i fundit në kuadër të samitit, ndërsa e ka falënderuar kryeministrin malazez për mikpritjen dhe kryesimin e Procesit të Berlinit gjatë këtij viti.“E falënderova për mikpritjen dhe për kryesimin e Procesit këtë vit, dhe e përgëzova për hapat e sigurt që vendi i tij po bën drejt BE-së”, ka deklaruar Kurti.Ai ka theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke vlerësuar se të dyja vendet ndajnë përkushtimin ndaj zhvillimit demokratik dhe integrimit evropian.“Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë dhe kanë të përbashkët hovin e progresit demokratik, siç tregojnë shpesh edhe vlerësimet ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.Kryeministri ka theksuar se Mali i Zi ndodhet më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova është e interesuar të përfitojë nga përvoja e tij në këtë proces.“Mali i Zi është më pranë anëtarësimit në BE dhe jemi të interesuar të mësojmë nga përvoja e tij, teksa Kosova pret statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim”, është shprehur ai.Përveç integrimit evropian, në takim është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore ndërmjet dy vendeve.Kurti ka bërë të ditur se një nga temat kryesore të diskutimit ishte ndërlidhja më e mirë e Kosovës dhe Malit të Zi përmes infrastrukturës tokësore.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Mali i Zi, Milojko Spajiq, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të mbajtur më 22 tetor në Shën Stefan.Kurti ka bërë të ditur se takimi me Spajiqin ishte i fundit në kuadër të samitit, ndërsa e ka falënderuar kryeministrin malazez për mikpritjen dhe kryesimin e Procesit të Berlinit gjatë këtij viti.“E falënderova për mikpritjen dhe për kryesimin e Procesit këtë vit, dhe e përgëzova për hapat e sigurt që vendi i tij po bën drejt BE-së”, ka deklaruar Kurti.Ai ka theksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke vlerësuar se të dyja vendet ndajnë përkushtimin ndaj zhvillimit demokratik dhe integrimit evropian.“Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë dhe kanë të përbashkët hovin e progresit demokratik, siç tregojnë shpesh edhe vlerësimet ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.Kryeministri ka theksuar se Mali i Zi ndodhet më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Kosova është e interesuar të përfitojë nga përvoja e tij në këtë proces.“Mali i Zi është më pranë anëtarësimit në BE dhe jemi të interesuar të mësojmë nga përvoja e tij, teksa Kosova pret statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim”, është shprehur ai.Përveç integrimit evropian, në takim është diskutuar edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore ndërmjet dy vendeve.Kurti ka bërë të ditur se një nga temat kryesore të diskutimit ishte ndërlidhja më e mirë e Kosovës dhe Malit të Zi përmes infrastrukturës tokësore.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…