BeyonceBlue Ivy ngjitet në skenë me Jay-Z, 14-vjeçarja luan në tastierë para mijëra fansave
1 min čitanja
Beyonce
Blue Ivy ngjitet në skenë me Jay-Z, 14-vjeçarja luan në tastierë para mijëra fansave
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Blue Ivy, vajza 14-vjeçare e Beyonce dhe Jay-Z, u ngjit papritur në skenë me të atin gjatë koncertit të tij të shitur në stadiumin SoFi në Los Angeles, duke treguar aftësitë e saj muzikore.Adoleshentja e shoqëroi reperin 56-vjeçar në tastierë gjatë interpretimit të këngëve The Story of OJ dhe Dead Presidents. Koncerti u organizua në kuadër të festimeve për 30-vjetorin e albumit të tij debutues Reasonable Doubt dhe 25-vjetorin e The Blueprint. Beyoncé ishte gjithashtu e pranishme për të mbështetur bashkëshortin dhe vajzën, duke ndjekur performancën nga një suitë VIP. Ajo u pa duke kënduar dhe duke kaluar kohë me ish-anëtaret e grupit Destiny’s Child, Kelly Rowland dhe Michelle Williams.Blue Ivy po ndjek gjithnjë e më shumë hapat e prindërve të saj. Ajo ka performuar më parë gjatë turneve Renaissance dhe Cowboy Carter të Beyoncé-s, ku ka spikatur me aftësitë e saj në vallëzim. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.