PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Avdullah hotiHoti kërkon nga Presidentja të mos e dekretojë Nurbojën në BQK: Çështja mund të përfundojë në Kushtetuese
2 min čitanja
Avdullah hoti

Hoti kërkon nga Presidentja të mos e dekretojë Nurbojën në BQK: Çështja mund të përfundojë në Kushtetuese

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përgatitur një kërkesë drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, me të cilën kërkon që Bashkim Nurboja të mos dekretohet si anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka bërë të ditur se kërkesa bazohet në argumente kushtetuese dhe ligjore, me qëllim të mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit të Bankës Qendrore të Kosovës.“Kërkesa, e bazuar në argumentet kushtetuese dhe ligjore të paraqitura në letrën drejtuar Presidentes, synon mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të Bankës Qendrore të Kosovës. Ftoj deputetët ta nënshkruajnë kërkesën nesër deri në orën 11:00, në mënyrë që ajo t’i përcillet Presidentes”, ka shkruar Hoti. ​Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutivë të Bordit të BQK-së Në dokumentin që pritet t’i dërgohet Presidentes, Hoti argumenton se dekreti presidencial nuk ka vetëm rol ceremonial apo formal, por përbën filtrin e fundit ligjor dhe kushtetues për garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve të Republikës së Kosovës.Sipas arsyetimit të paraqitur në kërkesë, dekretimi i kandidatit për anëtar të Bordit të BQK-së, në përputhje me vendimin e Kuvendit, do të përbënte shkelje të nenit 140 të Kushtetutës së Kosovës, që përcakton pavarësinë e BQK-së, si dhe të nenit 41, paragrafit 2, nënparagrafit 2.3, të Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës.Hoti gjithashtu argumenton se, në rast të dekretimit, do të krijohej bazë për adresimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Ai i referohet nenit 113, paragrafit 2, nënparagrafit 1, të Kushtetutës së Kosovës, lidhur me shqyrtimin e përputhshmërisë së dekretit me Kushtetutën.Në kërkesë theksohet se një veprim i tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në besueshmërinë dhe pavarësinë institucionale të Presidentes dhe të vetë Bankës Qendrore të Kosovës.Duke vënë në pah rëndësinë e pavarësisë së BQK-së për stabilitetin financiar, integritetin institucional dhe besimin e publikut, Hoti kërkon që çështja të shqyrtohet me prioritet

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përgatitur një kërkesë drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, me të cilën kërkon që Bashkim Nurboja të mos dekretohet si anëtar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka bërë të ditur se kërkesa bazohet në argumente kushtetuese dhe ligjore, me qëllim të mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit të Bankës Qendrore të Kosovës.“Kërkesa, e bazuar në argumentet kushtetuese dhe ligjore të paraqitura në letrën drejtuar Presidentes, synon mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të Bankës Qendrore të Kosovës. Ftoj deputetët ta nënshkruajnë kërkesën nesër deri në orën 11:00, në mënyrë që ajo t’i përcillet Presidentes”, ka shkruar Hoti. ​Kuvendi përzgjedh dy anëtarët joekzekutivë të Bordit të BQK-së Në dokumentin që pritet t’i dërgohet Presidentes, Hoti argumenton se dekreti presidencial nuk ka vetëm rol ceremonial apo formal, por përbën filtrin e fundit ligjor dhe kushtetues për garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve të Republikës së Kosovës.Sipas arsyetimit të paraqitur në kërkesë, dekretimi i kandidatit për anëtar të Bordit të BQK-së, në përputhje me vendimin e Kuvendit, do të përbënte shkelje të nenit 140 të Kushtetutës së Kosovës, që përcakton pavarësinë e BQK-së, si dhe të nenit 41, paragrafit 2, nënparagrafit 2.3, të Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës.Hoti gjithashtu argumenton se, në rast të dekretimit, do të krijohej bazë për adresimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Ai i referohet nenit 113, paragrafit 2, nënparagrafit 1, të Kushtetutës së Kosovës, lidhur me shqyrtimin e përputhshmërisë së dekretit me Kushtetutën.Në kërkesë theksohet se një veprim i tillë do të ndikonte drejtpërdrejt në besueshmërinë dhe pavarësinë institucionale të Presidentes dhe të vetë Bankës Qendrore të Kosovës.Duke vënë në pah rëndësinë e pavarësisë së BQK-së për stabilitetin financiar, integritetin institucional dhe besimin e publikut, Hoti kërkon që çështja të shqyrtohet me prioritet

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…