PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
IzraeliNetanyahu paralajmëron për “rrezikun e një Holokausti të dytë” nëse Irani siguron armë bërthamore
2 min čitanja
Izraeli

Netanyahu paralajmëron për “rrezikun e një Holokausti të dytë” nëse Irani siguron armë bërthamore

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar për një kërcënim ekzistencial ndaj Izraelit nga Irani, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 27 tetorit.Në një postim në rrjetin social X, ai ka shpërndarë edhe një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, ku paraqitet një shpërthim bërthamor mbi Tel Avivin.Netanyahu e përshkroi kërcënimin si “real dhe të prekshëm”, duke argumentuar se sigurimi i armëve bërthamore nga Irani do t’i bënte të parëndësishme të gjitha çështjet e tjera politike në Izrael.“Nëse iranianët sigurojnë armë bërthamore, asgjë tjetër nuk do të ketë më rëndësi”, thuhet në postimin e tij, transmeton Telegrafi.Ai i cilësoi polemikat që kanë përfshirë qeverinë, përfshirë çështjen e njohur si “Qatargate” dhe shmangien e shërbimit ushtarak nga disa pjesëtarë të komunitetit ultraortodoks, si një “perde të madhe tymi”, që sipas tij synon të largojë vëmendjen nga kërcënimi iranian.“Nëse dy bomba atomike do të binin në Izraelin qendror, kush do të shqetësohej për të gjitha këto polemika të parëndësishme?”, pyeti Netanyahu.Kryeministri izraelit argumentoi gjithashtu se vendi ka një mundësi të kufizuar për t’u përballur me Iranin, për sa kohë që Donald Trump është president i Shteteve të Bashkuara. Sipas tij, brezat e ardhshëm nuk do ta falnin Izraelin nëse humbet këtë “dritare historike mundësie”.Netanyahu paralajmëroi se votuesit mund t’i ekspozojnë familjet e tyre ndaj “rrezikut të një Holokausti të dytë” nëse zgjedhin një udhëheqës që, sipas tij, nuk është në gjendje të përballet me Iranin. Postimi nënkuptonte se vetë Netanyahu është kandidati i duhur për këtë detyrë.תקראו את הדברים החשובים של יובל בלומברג: מדינת ישראל נמצאת בסכנה קיומית אמיתית ומוחשית. אם האיראנים ישיגו גרעין, שום דבר כבר לא ישנה יותר. הכל כל כך טפל אל מול הסכנה הקיומית של איראן והציר השיעי. הסערות המבוימות והמומצאות חדשות לבקרים נועדו להסיט את תשומת הלב מהדבר האחד שהוא החשוב ביותר: סיום העבודה באיראן. זה נוגע בקיום הפיזי של כל אדם ואדם כאן. יש לנו עוד שנתיים של טראמפ לסיים את

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar për një kërcënim ekzistencial ndaj Izraelit nga Irani, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 27 tetorit.Në një postim në rrjetin social X, ai ka shpërndarë edhe një imazh të krijuar me inteligjencë artificiale, ku paraqitet një shpërthim bërthamor mbi Tel Avivin.Netanyahu e përshkroi kërcënimin si “real dhe të prekshëm”, duke argumentuar se sigurimi i armëve bërthamore nga Irani do t’i bënte të parëndësishme të gjitha çështjet e tjera politike në Izrael.“Nëse iranianët sigurojnë armë bërthamore, asgjë tjetër nuk do të ketë më rëndësi”, thuhet në postimin e tij, transmeton Telegrafi.Ai i cilësoi polemikat që kanë përfshirë qeverinë, përfshirë çështjen e njohur si “Qatargate” dhe shmangien e shërbimit ushtarak nga disa pjesëtarë të komunitetit ultraortodoks, si një “perde të madhe tymi”, që sipas tij synon të largojë vëmendjen nga kërcënimi iranian.“Nëse dy bomba atomike do të binin në Izraelin qendror, kush do të shqetësohej për të gjitha këto polemika të parëndësishme?”, pyeti Netanyahu.Kryeministri izraelit argumentoi gjithashtu se vendi ka një mundësi të kufizuar për t’u përballur me Iranin, për sa kohë që Donald Trump është president i Shteteve të Bashkuara. Sipas tij, brezat e ardhshëm nuk do ta falnin Izraelin nëse humbet këtë “dritare historike mundësie”.Netanyahu paralajmëroi se votuesit mund t’i ekspozojnë familjet e tyre ndaj “rrezikut të një Holokausti të dytë” nëse zgjedhin një udhëheqës që, sipas tij, nuk është në gjendje të përballet me Iranin. Postimi nënkuptonte se vetë Netanyahu është kandidati i duhur për këtë detyrë.תקראו את הדברים החשובים של יובל בלומברג: מדינת ישראל נמצאת בסכנה קיומית אמיתית ומוחשית. אם האיראנים ישיגו גרעין, שום דבר כבר לא ישנה יותר. הכל כל כך טפל אל מול הסכנה הקיומית של איראן והציר השיעי. הסערות המבוימות והמומצאות חדשות לבקרים נועדו להסיט את תשומת הלב מהדבר האחד שהוא החשוב ביותר: סיום העבודה באיראן. זה נוגע בקיום הפיזי של כל אדם ואדם כאן. יש לנו עוד שנתיים של טראמפ לסיים את

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…