PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
TurqiaTurqia dhe Greqia: Mosmarrëveshje e re për të drejtën detare në Mesdhe
2 min čitanja
Turqia

Turqia dhe Greqia: Mosmarrëveshje e re për të drejtën detare në Mesdhe

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Vendimi erdhi papritur dhe ishte çuditërisht i qartë: të martën, parlamenti libian në Tobruk miratoi njëzëri një marrëveshje për të drejtën detare me Turqinë, e cila prej vitesh kishte mbetur në sirtar.Pas luftës civile shumëvjeçare, Libia është e ndarë në dy pjesë.Me qeverinë e unitetit kombëtar, të njohur nga OKB-ja dhe që kontrollon pjesën perëndimore të Libisë, Turqia kishte arritur një marrëveshje që në vitin 2019. Megjithatë, ratifikimi i saj kishte dështuar për shkak të rezistencës së vazhdueshme nga Libia lindore. Tani, qeveria e këtij rajoni ka dhënë miratimin e saj dhe ka hapur rrugën për zbatimin e marrëveshjes.Ky vendim, i mirëpritur nga Ministria e Jashtme e Turqisë, pritet të rindezë tensionet me vendet e tjera bregdetare të Mesdheut Lindor.Përse bëhet fjalë tek marrëveshja?Marrëveshja parashikon krijimin e një korridori të drejtpërdrejtë ekonomik detar midis bregdetit jugor të Turqisë dhe bregdetit verior të Libisë. Në rajonin në fjalë janë zbuluar së fundmi rezerva të mëdha nafte dhe gazi. Sipas vlerësimeve, nën fundin e detit mund të gjenden rezerva gazi natyror me vlerë prej disa qindra miliardë dollarësh amerikanë. Të dy vendet synojnë të sigurojnë të drejtat e tyre ekonomike mbi këto burime dhe të zhvillojnë së bashku shfrytëzimin e tyre.Korridori i planifikuar anashkalon me vetëdije ishuj grekë që ndodhen në afërsi të menjëhershme, si Kreta, Karpathosi dhe Rodosi. Qeveria në Athinë këmbëngul se posedon një zonë të gjerë ekonomike ekskluzive (ZEE) rreth këtyre ishujve dhe ka paralajmëruar tashmë kundërshtim të fortë ndaj projektit.Brenda një kohe shumë të shkurtër, Ministria e Jashtme e Greqisë reagoi në platformën X: Greqia e kundërshton me vendosmëri votimin e parlamentit libian. "Ky vendim nuk ndryshon asgjë: Memorandumi mbetet i paligjshëm, i pavlefshëm dhe pa asnjë efekt juridik!" Edhe Bashkimi Evropian reagoi me shqetësim. "BE-ja ka një interes strategjik për një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në Mesdheun Lindor dhe u bën thirrje të gj

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Vendimi erdhi papritur dhe ishte çuditërisht i qartë: të martën, parlamenti libian në Tobruk miratoi njëzëri një marrëveshje për të drejtën detare me Turqinë, e cila prej vitesh kishte mbetur në sirtar.Pas luftës civile shumëvjeçare, Libia është e ndarë në dy pjesë.Me qeverinë e unitetit kombëtar, të njohur nga OKB-ja dhe që kontrollon pjesën perëndimore të Libisë, Turqia kishte arritur një marrëveshje që në vitin 2019. Megjithatë, ratifikimi i saj kishte dështuar për shkak të rezistencës së vazhdueshme nga Libia lindore. Tani, qeveria e këtij rajoni ka dhënë miratimin e saj dhe ka hapur rrugën për zbatimin e marrëveshjes.Ky vendim, i mirëpritur nga Ministria e Jashtme e Turqisë, pritet të rindezë tensionet me vendet e tjera bregdetare të Mesdheut Lindor.Përse bëhet fjalë tek marrëveshja?Marrëveshja parashikon krijimin e një korridori të drejtpërdrejtë ekonomik detar midis bregdetit jugor të Turqisë dhe bregdetit verior të Libisë. Në rajonin në fjalë janë zbuluar së fundmi rezerva të mëdha nafte dhe gazi. Sipas vlerësimeve, nën fundin e detit mund të gjenden rezerva gazi natyror me vlerë prej disa qindra miliardë dollarësh amerikanë. Të dy vendet synojnë të sigurojnë të drejtat e tyre ekonomike mbi këto burime dhe të zhvillojnë së bashku shfrytëzimin e tyre.Korridori i planifikuar anashkalon me vetëdije ishuj grekë që ndodhen në afërsi të menjëhershme, si Kreta, Karpathosi dhe Rodosi. Qeveria në Athinë këmbëngul se posedon një zonë të gjerë ekonomike ekskluzive (ZEE) rreth këtyre ishujve dhe ka paralajmëruar tashmë kundërshtim të fortë ndaj projektit.Brenda një kohe shumë të shkurtër, Ministria e Jashtme e Greqisë reagoi në platformën X: Greqia e kundërshton me vendosmëri votimin e parlamentit libian. "Ky vendim nuk ndryshon asgjë: Memorandumi mbetet i paligjshëm, i pavlefshëm dhe pa asnjë efekt juridik!" Edhe Bashkimi Evropian reagoi me shqetësim. "BE-ja ka një interes strategjik për një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në Mesdheun Lindor dhe u bën thirrje të gj

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…