GjermaniaZjarri përfshin “Folenë e Shqiponjës”, rezidencën malore të Hitlerit në Alpe
1 min čitanja
Gjermania
Zjarri përfshin “Folenë e Shqiponjës”, rezidencën malore të Hitlerit në Alpe
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Rezidenca malore e Adolf Hitlerit, e njohur si “Foleja e Shqiponjës” (Eagle’s Nest), është përfshirë nga flakët të premten në mbrëmje, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar 33-vjeçar.Ndërtesa, e njohur me emrin Kehlsteinhaus, ndodhet mbi qytetin Berchtesgaden, në Alpet bavareze të Gjermanisë, transmeton Telegrafi. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo ishte një nga disa ndërtesat në zonë që përdoreshin nga diktatori nazist dhe rrethi i tij i ngushtë.Hitleri e përdorte gjithashtu këtë zonë si sfond për filmime propagandistike, përmes të cilave synonte të paraqitej si një njeri i lidhur me kafshët dhe natyrën.Mediat lokale raportuan se objekti ishte “shkatërruar në masë të madhe”, ndërsa publiku u bëri thirrje të shmangë zonën. Ende nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera për shkaqet e zjarrit apo për identitetin e të dyshuarit. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.