Qeveria e maqedonisë së veriutLSDM: Me Qeverinë e Mickoskit qytetarët po jetojnë në varfëri, e refuzoi edhe propozimin tonë për pagë minimale 600 euro
2 min čitanja
Qeveria e maqedonisë së veriut
LSDM: Me Qeverinë e Mickoskit qytetarët po jetojnë në varfëri, e refuzoi edhe propozimin tonë për pagë minimale 600 euro
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Çmimet vazhdojnë të rriten, pagat nuk e ndjekin ritmin e shtrenjtimit, ndërsa barra financiare mbi familjet bëhet gjithnjë e më e rëndë. Kështu e përshkruan gjendjen ekonomike Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, e cila akuzon Qeverinë e kryeministrit Hristijan Mickoski se nuk ka ndërmarrë masa për mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve. Sipas opozitës, shpenzimet mujore të një familjeje kanë arritur në nivele që nuk mund të mbulohen as me tri paga minimale, ndërsa nga janari paralajmërohen shtrenjtime të reja.Në kumtesën e saj, LSDM thekson se pothuajse çdo muaj i këtij viti është shoqëruar me rritje të reja të çmimeve, duke e vështirësuar përballimin e nevojave themelore të qytetarëve. “Që nga fillimi i vitit, shpenzimet e jetesës janë rritur për 4.000 denarë.Shporta minimale sindikale për muajin tetor tejkalon 70.000 denarë, ndërsa me përfshirjen e qirasë arrin pothuajse 90.000 denarë. As tri paga minimale nuk i mbulojnë shpenzimet themelore të një familjeje”, thuhet në reagimin e LSDM-së.Nga kjo parti pretendojnë se rreth 180 mijë punëtorë në vend marrin paga mujore më të ulëta se 31.200 denarë, ndërsa paga minimale vazhdon të mbetet në nivelin prej rreth 26 mijë denarësh. “Punëtori punon gjatë gjithë muajit, por paga nuk i mjafton për të jetuar. Ky është realiteti pas përrallave të Mickoskit: jo ekonomia e tretë në Evropë, por standard jetese sa një e treta e atij evropian”, theksojnë nga LSDM.Partia opozitare akuzon kryeministrin Mickoski se ka refuzuar propozimet e saj për përballimin e krizës së çmimeve, përfshirë rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe mbështetjen financiare për fermerët. Sipas LSDM-së, Qeveria ka qëndruar pasive përballë rritjes së vazhdueshme të kostos së jetesës, pa ofruar masa të mjaftueshme për mbrojtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve.“Mickoski i refuzoi masat e LSDM-së për mbrojtjen e standardit jetësor që në fillim të krizës. Refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh dhe mbështetjen për bujqit. Gjatë gjithë vitit sheh se si rrite
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.