PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ArrestimPolicia në Serbi arreston një burrë dhe e fut në veturë zyrtare, ai hap derën tjetër dhe arratiset
2 min čitanja
Arrestim

Policia në Serbi arreston një burrë dhe e fut në veturë zyrtare, ai hap derën tjetër dhe arratiset

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Në Beogradin e Ri, policia ndaloi një burrë që u përpoq të bllokonte një autobus, por ai arriti të largohej nga automjeti zyrtar.Incidenti ndodhi pranë "Stari Merkator", pasi një autobus që transportonte individë të paidentifikuar u ndal para selisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Pas mbërritjes së autobusit, qytetarët bllokuan kryqëzimin dhe policia ndaloi njërin prej tyre, transmeton Telegrafi.Ndërsa oficerët po e futnin burrin në automjet, turma protestoi dhe kërkoi lirimin e tij. Në atë moment, i ndaluari thjesht hapi derën tjetër të automjetit policor dhe doli jashtë. Pamjet e ngjarjes tregojnë se oficerët nuk bënë asnjë përpjekje për ta ndaluar atë. Vuçiq përplaset verbalisht me gazetarët kroatë Së bashku me pamjet e incidentit, organizata "Zborovi Zemun" postoi komentin vijues: "Në Beogradin e Ri, një burrë kundërshtoi praninë e 'votuesve fantazmë', ndaj policia u përpoq ta ndalonte. Por ai dinte një hile – u arratis përmes derës tjetër! Policia as nuk u përpoq ta ndiqte; është e qartë se edhe ata e kuptuan". Shoqata "Eko strazha" (Rojet Ekoligjike) deklaroi se, pas incidentit, individët që ndodheshin në autobus u dërguan në qendrat e votimit dhe në selinë e SNS-së.Një situatë e ngjashme ndodhi vitin e kaluar gjatë protestave në Bllokun 4, në Beogradin e Ri. Në atë rast, oficerët e futën aktivistin Srgjan Markoviq në një automjet zyrtar përmes njërës derë; ndërsa oficerët po debatonin me turmën, ai thjesht doli jashtë përmes derës tjetër, pa u penguar nga askush. /Telegrafi/ See on Instagram

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Në Beogradin e Ri, policia ndaloi një burrë që u përpoq të bllokonte një autobus, por ai arriti të largohej nga automjeti zyrtar.Incidenti ndodhi pranë "Stari Merkator", pasi një autobus që transportonte individë të paidentifikuar u ndal para selisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Pas mbërritjes së autobusit, qytetarët bllokuan kryqëzimin dhe policia ndaloi njërin prej tyre, transmeton Telegrafi.Ndërsa oficerët po e futnin burrin në automjet, turma protestoi dhe kërkoi lirimin e tij. Në atë moment, i ndaluari thjesht hapi derën tjetër të automjetit policor dhe doli jashtë. Pamjet e ngjarjes tregojnë se oficerët nuk bënë asnjë përpjekje për ta ndaluar atë. Vuçiq përplaset verbalisht me gazetarët kroatë Së bashku me pamjet e incidentit, organizata "Zborovi Zemun" postoi komentin vijues: "Në Beogradin e Ri, një burrë kundërshtoi praninë e 'votuesve fantazmë', ndaj policia u përpoq ta ndalonte. Por ai dinte një hile – u arratis përmes derës tjetër! Policia as nuk u përpoq ta ndiqte; është e qartë se edhe ata e kuptuan". Shoqata "Eko strazha" (Rojet Ekoligjike) deklaroi se, pas incidentit, individët që ndodheshin në autobus u dërguan në qendrat e votimit dhe në selinë e SNS-së.Një situatë e ngjashme ndodhi vitin e kaluar gjatë protestave në Bllokun 4, në Beogradin e Ri. Në atë rast, oficerët e futën aktivistin Srgjan Markoviq në një automjet zyrtar përmes njërës derë; ndërsa oficerët po debatonin me turmën, ai thjesht doli jashtë përmes derës tjetër, pa u penguar nga askush. /Telegrafi/ See on Instagram

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…