PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Halle berryHalle Berry del nga gjykata dorë për dore me të fejuarin, ndërsa vazhdon beteja për kujdestarinë
1 min čitanja
Halle berry

Halle Berry del nga gjykata dorë për dore me të fejuarin, ndërsa vazhdon beteja për kujdestarinë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Halle Berry u pa duke dalë nga gjykata në Los Angeles, e kapur për dore me të fejuarin e saj, Van Hunt, ndërsa vazhdon beteja ligjore për kujdestarinë e djalit të saj 13-vjeçar, Maceo, me ish-bashkëshortin Olivier Martinez.Aktorja 60-vjeçare u shfaq e veshur me një bluzë me motive, pantallona të zeza dhe një pallto elegante në të njëjtën ngjyrë. Ajo e kompletoi pamjen me këpucë të zeza, çantë dhe syze dielli, ndërsa flokët i kishte stiluar në onde natyrale, shkruan DailyMail. Çështja gjyqësore lidhet me akuzat e Martinezit se Berry ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tyre gjatë një incidenti më 26 shtator. Sipas pretendimeve të tij, aktorja e ka kapur djalin në mënyrë të dhunshme. Berry i ka mohuar të gjitha akuzat. Në fillim të këtij muaji, Martinez mori një urdhër të përkohshëm kufizues kundër saj. Në një deklaratë të paraqitur në gjykatë, vajza e aktores, Nahla Aubry, 18 vjeçe, mbrojti të ëmën, duke deklaruar se nuk e kishte parë kurrë atë të ushtronte dhunë fizike ndaj Maceos. Ajo e përshkroi Berry-n si një nënë të dashur dhe të përkushtuar, e cila vendos rregulla për fëmijët e saj. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Halle Berry u pa duke dalë nga gjykata në Los Angeles, e kapur për dore me të fejuarin e saj, Van Hunt, ndërsa vazhdon beteja ligjore për kujdestarinë e djalit të saj 13-vjeçar, Maceo, me ish-bashkëshortin Olivier Martinez.Aktorja 60-vjeçare u shfaq e veshur me një bluzë me motive, pantallona të zeza dhe një pallto elegante në të njëjtën ngjyrë. Ajo e kompletoi pamjen me këpucë të zeza, çantë dhe syze dielli, ndërsa flokët i kishte stiluar në onde natyrale, shkruan DailyMail. Çështja gjyqësore lidhet me akuzat e Martinezit se Berry ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tyre gjatë një incidenti më 26 shtator. Sipas pretendimeve të tij, aktorja e ka kapur djalin në mënyrë të dhunshme. Berry i ka mohuar të gjitha akuzat. Në fillim të këtij muaji, Martinez mori një urdhër të përkohshëm kufizues kundër saj. Në një deklaratë të paraqitur në gjykatë, vajza e aktores, Nahla Aubry, 18 vjeçe, mbrojti të ëmën, duke deklaruar se nuk e kishte parë kurrë atë të ushtronte dhunë fizike ndaj Maceos. Ajo e përshkroi Berry-n si një nënë të dashur dhe të përkushtuar, e cila vendos rregulla për fëmijët e saj. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…