GjermaniaParashutistët britanikë dhe francezë zhvillojnë stërvitje të madhe ushtarake në Gjermani
2 min čitanja
Gjermania
Parashutistët britanikë dhe francezë zhvillojnë stërvitje të madhe ushtarake në Gjermani
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Mbi 2,500 ushtarë britanikë dhe francezë kanë marrë pjesë në një stërvitje të gjerë ushtarake në Gjermani, e cila synon të testojë aftësinë e NATO-s për të mbrojtur territorin e saj në rast të një sulmi.Ushtrimi përfshiu një nga operacionet më të mëdha ajrore britanike të dy dekadave të fundit, me 600 parashutistë që u hodhën nga avionët transportues A400M të Forcave Ajrore Mbretërore britanike (RAF). Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, kjo është hera e parë që trupa dhe pajisje të specializuara janë angazhuar në një shkallë të tillë përmes hedhjeve nga lartësi të ulëta, transmeton Telegrafi. Stërvitja shtatëjavore, e quajtur “Rhino Titan”, u zhvillua në qendrën ushtarake të trajnimit Sennelager dhe përfshiu Brigadën e 16-të të Sulmit Ajror të Mbretërisë së Bashkuar. Gjatë ushtrimit, trupat britanike u përballën me skenarë që përfshinin një kundërshtar të pajisur me dronë dhe sisteme të luftës elektronike, teknologji që Rusia mund të përdorë në një konflikt të mundshëm. Brigada e 16-të është pjesë e Forcës Globale të Reagimit të ushtrisë britanike dhe mbahet në gatishmëri të lartë për t’iu përgjigjur krizave ndërkombëtare, nga operacionet humanitare deri te luftimet. Stërvitja zhvillohet në një periudhë tensionesh të shtuara në Evropë, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe akuzave ndaj Kremlinit për përfshirje në akte sabotimi, zjarrvënie dhe atentate në vende evropiane.Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, tha se kërcënimet moderne kërkojnë “një qasje të përditësuar dhe moderne ndaj luftës” dhe se forcat britanike po përgatiten për këto sfida. “Së bashku me aleatët tanë francezë dhe gjermanë, kjo stërvitje në shkallë të gjerë tregon se mund të dislokojmë shpejt kapacitete të fuqishme ajrore kudo që nevojiten për të mbrojtur territorin e NATO-s”, deklaroi ai, duke shtuar se kombinimi i trupave dhe pajisjeve të specializuara është i domosdoshëm për të frenuar kundërshtarët dhe për të garantuar sigurinë e Britanisë dhe aleatëve të saj.Ed Cartwright,
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.