PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Barcelona“Janë forca shtytëse e Real Madridit”, Raphinha frikësohet nga dy yjet madrilenë
2 min čitanja
Barcelona

“Janë forca shtytëse e Real Madridit”, Raphinha frikësohet nga dy yjet madrilenë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Raphinha ka paralajmëruar Barcelonën se mungesa e Vinicius Juniorit nuk do ta bëjë më të lehtë përballjen ndaj Real Madridit në El Clasico, duke vlerësuar njëkohësisht cilësitë e mesfushorit uruguaian Federico Valverde.Sulmuesi brazilian theksoi se madrilenët kanë mjaft lojtarë që mund ta vendosin fatin e ndeshjes, pavarësisht mungesës së një prej yjeve kryesorë të tyre.“Nuk mund të them se mungesa e tij do të jetë gjë e mirë për ne, sepse Real Madridi ka shumë lojtarë të aftë për të vendosur ndeshjet”.“Është e vërtetë që Vini nuk do të jetë aty, por ka lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë dhe të bëjnë diferencën në një ndeshje të këtij niveli”.Raphinha foli edhe për Valverden, duke e cilësuar uruguaianin si një futbollist të jashtëzakonshëm, i cili mund të japë kontribut të madh në disa pozita në fushë. “Fede mund të depërtojë përpara nga mesfusha dhe t’i japë ekipit shumë mundësi kur luan si mbrojtës i krahut”.“Në fund të fundit, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, që paraqitet shkëlqyeshëm në mesfushë dhe gjithashtu bën shumë mirë kur luan në krah”, vazhdoi sulmuesi i Barcelonës.Në fund, Raphinha vlerësoi rëndësinë e Valverdes dhe Viniciusit për skuadrën madrilene, duke i cilësuar si dy nga lojtarët që i japin më shumë energji ekipit.“Fede dhe Vini janë forca shtytëse e Real Madridit. Ata janë lojtarë që japin shumë përpjekje dhe punë për ekipin, pavarësisht pozitës në të cilën luajnë”, përfundoi braziliani.Kujtojmë, “El Clasico” do të fillojë nga ora 21:00 në “Camp Nou”./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Raphinha ka paralajmëruar Barcelonën se mungesa e Vinicius Juniorit nuk do ta bëjë më të lehtë përballjen ndaj Real Madridit në El Clasico, duke vlerësuar njëkohësisht cilësitë e mesfushorit uruguaian Federico Valverde.Sulmuesi brazilian theksoi se madrilenët kanë mjaft lojtarë që mund ta vendosin fatin e ndeshjes, pavarësisht mungesës së një prej yjeve kryesorë të tyre.“Nuk mund të them se mungesa e tij do të jetë gjë e mirë për ne, sepse Real Madridi ka shumë lojtarë të aftë për të vendosur ndeshjet”.“Është e vërtetë që Vini nuk do të jetë aty, por ka lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë dhe të bëjnë diferencën në një ndeshje të këtij niveli”.Raphinha foli edhe për Valverden, duke e cilësuar uruguaianin si një futbollist të jashtëzakonshëm, i cili mund të japë kontribut të madh në disa pozita në fushë. “Fede mund të depërtojë përpara nga mesfusha dhe t’i japë ekipit shumë mundësi kur luan si mbrojtës i krahut”.“Në fund të fundit, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, që paraqitet shkëlqyeshëm në mesfushë dhe gjithashtu bën shumë mirë kur luan në krah”, vazhdoi sulmuesi i Barcelonës.Në fund, Raphinha vlerësoi rëndësinë e Valverdes dhe Viniciusit për skuadrën madrilene, duke i cilësuar si dy nga lojtarët që i japin më shumë energji ekipit.“Fede dhe Vini janë forca shtytëse e Real Madridit. Ata janë lojtarë që japin shumë përpjekje dhe punë për ekipin, pavarësisht pozitës në të cilën luajnë”, përfundoi braziliani.Kujtojmë, “El Clasico” do të fillojë nga ora 21:00 në “Camp Nou”./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…