SerbiaZgjedhjet në Serbi, çfarë vërejnë vëzhguesit e OSBE-së?
1 min čitanja
Serbia
Zgjedhjet në Serbi, çfarë vërejnë vëzhguesit e OSBE-së?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Vëzhguesit e ODIHR-it po monitorojnë zgjedhjet në Serbi. Koordinatori Special i OSBE-së për misionin e vëzhgimit afatshkurtër, Gilles Baum, thotë se pjesëmarrja e lartë është një shenjë e mirë për vendin.Ndërsa kryetarja e misionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Federica Honori, theksoi se jo të gjitha rekomandimet e ODIHR-it u ndoqën.Në një konferencë për shtyp, Gilles Baum tha se këto zgjedhje të parakohshme parlamentare janë të rëndësishme për Serbinë."Kemi vënë re se ka shumë interes për këto zgjedhje dhe do të thoja se pjesëmarrja e lartë tregon se njerëzit në Serbi janë shumë të interesuar në formësimin e së ardhmes dhe demokracisë së tyre. Kur shumë veta shkojnë të votojnë, kjo është një shenjë e mirë për vendin", tha ai.Federica Honori, e cila është gjithashtu deputete italiane, thotë se rreth 70 anëtarë të këtij misioni po monitorojnë zgjedhjet në të gjithë Serbinë, se ky mision do të ketë të gjitha detajet sot dhe se do të shpallë gjetjet e tij në një konferencë nesër në orën 15:00.Ajo theksoi se rekomandimet e ODIHR-it janë përmbushur, por jo plotësisht, kryesisht ato që lidhen me sigurinë e gazetarëve dhe përdorimin e fondeve publike për shpenzime fushate dhe qëllime politike.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.