PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Policia e kosovësDy policë të lënduar në Skenderaj, shoferi përplas veturën zyrtare dhe ikën
1 min čitanja
Policia e kosovës

Dy policë të lënduar në Skenderaj, shoferi përplas veturën zyrtare dhe ikën

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një incidenti që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Skenderaj, ku një shofer i dyshuar, gjatë tentimit për t’u ndalur nga policia, ka goditur veturën zyrtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 21:45, kur njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur në një veturë me targa vendore, drejtuesi i së cilës po bënte vozitje të rrezikshme.Gjatë përpjekjes për ta ndalur veturën, shoferi i dyshuar, identiteti i të cilit nuk dihet, ka goditur veturën e policisë, duke e nxjerrë nga rruga. Vetura zyrtare më pas ka goditur një shtyllë elektrike.Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët policorë që ndodheshin në veturën zyrtare kanë pësuar lëndime. Ata fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF në Skenderaj dhe më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë të Jugut. Pas trajtimit, janë liruar.Ndërkohë, vetura e dyshuar është gjetur e aksidentuar dhe e braktisur në fshatin Rezallë.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një incidenti që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Skenderaj, ku një shofer i dyshuar, gjatë tentimit për t’u ndalur nga policia, ka goditur veturën zyrtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 21:45, kur njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur në një veturë me targa vendore, drejtuesi i së cilës po bënte vozitje të rrezikshme.Gjatë përpjekjes për ta ndalur veturën, shoferi i dyshuar, identiteti i të cilit nuk dihet, ka goditur veturën e policisë, duke e nxjerrë nga rruga. Vetura zyrtare më pas ka goditur një shtyllë elektrike.Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët policorë që ndodheshin në veturën zyrtare kanë pësuar lëndime. Ata fillimisht kanë marrë trajtim mjekësor në QKMF në Skenderaj dhe më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë të Jugut. Pas trajtimit, janë liruar.Ndërkohë, vetura e dyshuar është gjetur e aksidentuar dhe e braktisur në fshatin Rezallë.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…