AgrumetPërbërësi që gjendet në qepë dhe agrume pothuajse ndaloi lëvizjen e qelizave të kancerit të mushkërive
2 min čitanja
Agrumet
Përbërësi që gjendet në qepë dhe agrume pothuajse ndaloi lëvizjen e qelizave të kancerit të mushkërive
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Studimi zbulon se kuercetina mund të pengojë shumimin dhe përhapjen e qelizave tumorale, duke hapur mundësi të reja kërkimore për trajtimin e kancerit të mushkëriveNjë përbërës natyror që gjendet në ushqime të zakonshme, si qepa, agrumet dhe hikërrori, ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve për shkak të ndikimit të tij të mundshëm në luftën kundër kancerit të mushkërive.Studiuesit e Spitalit Universitar Erlangen, pranë Universitetit Friedrich-Alexander Erlangen-Nürnberg (FAU) në Gjermani, kanë zbuluar se kuercetina, një flavonoid bimor i njohur për vetitë anti-inflamatore dhe antioksiduese, mund të ngadalësojë ndjeshëm shumimin e qelizave kancerogjene dhe pothuajse të ndalojë lëvizjen e tyre në kushte laboratorike.Rezultatet e studimit, të publikuar më 14 shtator 2026 në revistën shkencore Cell Death Discovery, sugjerojnë se kjo substancë mund të ndikojë njëkohësisht në disa mekanizma që mundësojnë zhvillimin dhe përparimin e tumorit.Si ndikon kuercetina në qelizat e kancerit?Ndryshe nga disa terapi të synuara kundër kancerit, që veprojnë mbi një molekulë të caktuar, kuercetina tregoi ndikim në disa procese biologjike njëkohësisht.“Shumë barna kundër kancerit të mushkërive synojnë një molekulë të vetme. Kuercetina, përkundrazi, në eksperimentet tona veproi në disa pika njëkohësisht”, shpjegon prof. dr. Susetta Finotto, drejtuese e kërkimeve në fushën e pneumologjisë molekulare.Shkencëtarët e testuan substancën në dy linja qelizore të kancerit të mushkërive, në mostra të indeve pulmonare të minjve dhe në modele eksperimentale me minj të gjallë.Rezultatet treguan se kuercetina ngadalësonte ndarjen e qelizave tumorale dhe pengonte aftësinë e tyre për të lëvizur, një proces i rëndësishëm për përhapjen e kancerit në pjesë të tjera të organizmit.“Sa më e lartë të ishte doza e kuercetinës, aq më pak qeliza kancerogjene lëviznin. Në përqendrimet më të larta, migrimi pothuajse u ndal plotësisht”, thekson Christine Carvalho, autorja kryesore e studimit. Veprim i shumëfishtë ku
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.