Leonardo bonucciLeonardo Bonucci me synime të qarta si trajner: Dua stolin e Juventusit ose Italisë
2 min čitanja
Leonardo bonucci
Leonardo Bonucci me synime të qarta si trajner: Dua stolin e Juventusit ose Italisë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Legjenda e Juventusit, Leonardo Bonucci, ka zbuluar se ëndrra e tij është të bëhet trajner kryesor i Juventusit ose i Kombëtares së Italisë.Ish-qendërmbrojtësi zhvilloi 502 paraqitje me fanellën e Juventusit në dy periudha të ndryshme, të ndara nga një sezon i kaluar te rivali i madh, Milani.Gjatë karrierës me bardhezinjtë, Bonucci fitoi tetë tituj të Serie A dhe katër Kupa të Italisë, ndërsa arriti dy herë në finalen e Ligës së Kampionëve, por në të dyja rastet pësoi humbje.Aktualisht, 39-vjeçari është pjesë e stafit të Roberto Mancinit te Kombëtarja e Italisë, por nuk e ka fshehur ambicien për të marrë drejtimin e një skuadre si trajner kryesor.“Është një projekt që nisi gati dhjetë vjet më parë. Kur isha 30-vjeçar, e kisha një ide se kur do të përfundonte karriera ime si futbollist dhe sa kohë do të më duhej për t’i marrë licencat e trajnerit”.“Tani jam 39 vjeç dhe i kisha premtuar vetes se do të bëhesha trajner kryesor në moshën 40-vjeçare. Vitin e ardhshëm do ta përfundoj kualifikimin e fundit që më nevojitet për të drejtuar skuadra në çdo nivel”. Megjithatë, ish-mbrojtësi pranoi se angazhimi aktual me Kombëtaren e Italisë mund ta shtyjë për pak kohë realizimin e këtij synimi.“Tani jam në këtë rrugëtim me Kombëtaren, që është i këndshëm, emocionues dhe stresues. Ndoshta do ta shtyj për disa vjet, por synimi është të provoj të bëhem trajner kryesor, sepse arritja e këtij qëllimi nuk është aspak e garantuar”.Bonucci e bëri të qartë se Juventusi është zgjedhja e tij e preferuar për një aventurë të ardhshme si trajner, megjithëse drejtimi i Kombëtares mbetet gjithashtu një ëndërr.“Juventusi është mbi të gjitha. Por besoj se ana profesionale të shtyn të pranosh sfida edhe kur ato bien ndesh me preferencat e tua personale. Dëshira për t’u bërë trajner të shtyn edhe më shumë. Megjithatë, ëndrra është Juventusi ose Kombëtarja”, përfundoi ai.Ndërkohë, Juventusi po kalon një periudhë të vështirë nën drejtimin e Luciano Spallettit, i cili po përballet me presion të madh p
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.