PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Julian alvarez“Edhe unë do të isha i zemëruar”, Julian Alvarez kërkon falje pasi kërkoi t’i bashkohej Barcelonës
2 min čitanja
Julian alvarez

“Edhe unë do të isha i zemëruar”, Julian Alvarez kërkon falje pasi kërkoi t’i bashkohej Barcelonës

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Julian Alvarez i dhuroi Atletico Madridit fitoren dhe tifozëve një kërkimfalje, pasi shënoi golin e vetëm në triumfin 1-0 ndaj Deportivo La Corunas të shtunën, duke kërkuar falje për deklaratën se dëshiron të luajë për Barcelonën.Sulmuesi argjentinas shënoi për ndeshjen e dytë radhazi, ndërsa Atletico u afrua në vetëm dy pikë nga Barcelona, liderja e La Ligës. Pas ndeshjes, ai foli për komentet që kishin dëmtuar raportin e tij me tifozët e skuadrës madrilene.“Dua t’u kërkoj falje tifozëve tanë për atë që thashë gjatë Kupës së Botës. Ishte gabim mënyra se si e thashë dhe koha kur e bëra”, deklaroi Alvarez për televizionin spanjoll Movistar Plus.“E kuptoj pse tifozët janë të zemëruar. Po të isha tifoz, edhe unë do të zemërohesha, sidomos duke pasur parasysh se si më kanë mbështetur që nga dita kur kam ardhur”.“ I wanted to apologize to our people” https://t.co/qJ1CSEg0WU — Atlético de Madrid (@atletienglish) October 24, 2026Gjatë Kupës së Botës 2026, Alvarez kishte deklaruar se dëshironte ta realizonte ëndrrën e tij për të luajtur te Barcelona. Kjo deklaratë nxiti tensione rreth të ardhmes së tij, të cilat vazhduan gjatë fazës përgatitore dhe afatit kalimtar të verës, pasi Atletico refuzoi ta shiste te rivali i tij.Alvarez është pritur vazhdimisht me vërshëllima nga tifozët vendas këtë sezon, por pas golit ndaj Deportivo La Corunas, një pjesë e tyre e duartrokitën në këmbë.“Shpresoj që përmes punës së palodhshme dhe përulësisë të mund ta ndryshoj këtë situatë”.“Në ndeshjet e fundit jam ndier më mirë, si fizikisht, ashtu edhe me topin. Dua ta ndihmoj ekipin dhe të jap maksimumin”, përfundoi sulmuesi.Atletico renditet në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Real Madridi, që ka 21 pikë në vendin e tretë, të dielën do të përballet me Barcelonën në Camp Nou, në El Clasicon e parë të këtij sezoni./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Julian Alvarez i dhuroi Atletico Madridit fitoren dhe tifozëve një kërkimfalje, pasi shënoi golin e vetëm në triumfin 1-0 ndaj Deportivo La Corunas të shtunën, duke kërkuar falje për deklaratën se dëshiron të luajë për Barcelonën.Sulmuesi argjentinas shënoi për ndeshjen e dytë radhazi, ndërsa Atletico u afrua në vetëm dy pikë nga Barcelona, liderja e La Ligës. Pas ndeshjes, ai foli për komentet që kishin dëmtuar raportin e tij me tifozët e skuadrës madrilene.“Dua t’u kërkoj falje tifozëve tanë për atë që thashë gjatë Kupës së Botës. Ishte gabim mënyra se si e thashë dhe koha kur e bëra”, deklaroi Alvarez për televizionin spanjoll Movistar Plus.“E kuptoj pse tifozët janë të zemëruar. Po të isha tifoz, edhe unë do të zemërohesha, sidomos duke pasur parasysh se si më kanë mbështetur që nga dita kur kam ardhur”.“ I wanted to apologize to our people” https://t.co/qJ1CSEg0WU — Atlético de Madrid (@atletienglish) October 24, 2026Gjatë Kupës së Botës 2026, Alvarez kishte deklaruar se dëshironte ta realizonte ëndrrën e tij për të luajtur te Barcelona. Kjo deklaratë nxiti tensione rreth të ardhmes së tij, të cilat vazhduan gjatë fazës përgatitore dhe afatit kalimtar të verës, pasi Atletico refuzoi ta shiste te rivali i tij.Alvarez është pritur vazhdimisht me vërshëllima nga tifozët vendas këtë sezon, por pas golit ndaj Deportivo La Corunas, një pjesë e tyre e duartrokitën në këmbë.“Shpresoj që përmes punës së palodhshme dhe përulësisë të mund ta ndryshoj këtë situatë”.“Në ndeshjet e fundit jam ndier më mirë, si fizikisht, ashtu edhe me topin. Dua ta ndihmoj ekipin dhe të jap maksimumin”, përfundoi sulmuesi.Atletico renditet në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Real Madridi, që ka 21 pikë në vendin e tretë, të dielën do të përballet me Barcelonën në Camp Nou, në El Clasicon e parë të këtij sezoni./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…