ShbaObama godet Trumpin pak ditë para zgjedhjeve, ngre akuza për korrupsion
2 min čitanja
Shba
Obama godet Trumpin pak ditë para zgjedhjeve, ngre akuza për korrupsion
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka ashpërsuar kritikat ndaj presidentit Donald Trump, pak ditë para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit amerikan.Gjatë tubimeve elektorale në Cleveland dhe Detroit, Obama akuzoi administratën republikane për korrupsion, kritikoi strategjinë e saj ndaj Iranit dhe ironizoi ndryshimet që Trump ka bërë në Shtëpinë e Bardhë.Duke bërë fushatë në Michigan për kandidatin demokrat për Senat, Abdul El-Sayed, Obama e cilësoi votimin e 3 nëntorit si një mundësi për të frenuar ato që i quajti veprime të pamatura të presidentit Trump.Gjatë fjalimit të tij, Obama akuzoi Trumpin se po e përdor presidencën për përfitime personale.“Nuk kemi parë kurrë një president që të përfitojë në këtë mënyrë, drejtpërdrejt në kurriz të taksapaguesve”, u shpreh Obama.Ai kritikoi gjithashtu republikanët, duke pretenduar se partia po toleron korrupsionin, paaftësinë dhe mungesën e përgjegjshmërisë në qeverisje.Obama vuri në pikëpyetje edhe pretendimet e administratës Trump për fitoren ndaj Iranit. Sipas tij, konflikti ka rritur ndikimin ekonomik të Teheranit, pasi kërcënimet për sulme ndaj transportit detar në Ngushticën e Hormuzit kanë shtuar pasigurinë në tregjet e naftës.“Irani tani ka fuqinë e vetos mbi Ngushticën e Hormuzit, nëpër të cilën kalon nafta për të arritur në tregjet botërore”, deklaroi ish-presidenti.Në fjalimin e tij, Obama ironizoi edhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke e akuzuar administratën se përqendrohet në çështje të parëndësishme, në vend të problemeve kryesore të vendit.Ai komentoi me ironi edhe rinovimet luksoze të Shtëpisë së Bardhë, duke i krahasuar ato me “stilin e shfaqur nga ish-diktatori irakian Saddam Hussein”. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.