PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Skemat socialeSkemat sociale në shtator - më shumë pensionistë, më pak familje përfituese se në 2025
2 min čitanja
Skemat sociale

Skemat sociale në shtator - më shumë pensionistë, më pak familje përfituese se në 2025

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të paraqitura për shtatorin 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale në Kosovë përfshin kryesisht fëmijët, pensionistët, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.Skema me numrin më të madh të përfituesve mbetet ajo e shtesave për fëmijë, nga e cila gjatë shtatorit kanë përfituar 374,652 fëmijë, me një mbështetje totale prej 13 milionë e 537 mijë e 935 eurosh.Sa i përket shumës më të madhe të shpërndarë, primatin e mban pensioni bazik i moshës. Gjatë shtatorit 2026, për këtë skemë janë ndarë mbi 27.6 milionë euro për 172,721 përfitues, shkruan Telegrafi.Në shtator të vitit 2025, kjo skemë numëronte 162,947 përfitues. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përfituesve është rritur për 9,774 persona, apo 6.0%. Të dhënat e ASK-së për vitin 2026Rritje e theksuar vërehet edhe te përkrahja financiare për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.Gjatë shtatorit 2026, janë regjistruar 9,394 përfitues, të cilëve u janë ndarë gjithsej 659 mijë e 100 euro. Ndërkaq, në shtatorin e vitit 2025, kjo kategori kishte 3,960 përfitues. Kjo paraqet një rritje prej 5,434 përfituesish, apo 137.2%.Ndryshime janë regjistruar edhe te kategoritë e dala nga lufta. Për veteranët e luftës, gjatë shtatorit 2026 janë shpërndarë 7 milionë e 840 mijë e 105 euro për 39,699 përfitues.Në të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i përfituesve ishte 37,090. Kështu, numri i tyre është rritur për 2,609 persona, apo 7.0%.Ndërkaq, për pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, gjatë këtij viti janë ndarë 3 milionë e 753 mijë e 648 euro për 12,332 përfitues.Në shtatorin e vitit 2025, kjo kategori numëronte 12,533 përfitues. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i tyre ka rënë për 201 persona, apo 1.6%. Të dhënat e ASK-së për vitin 2025Në anën tjetër, skema e ndihmës sociale ka shënuar rënie të numrit të familjeve përfituese.Gjatë shtatorit 2026, në këtë skemë janë regjistruar 14,664 familje

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të paraqitura për shtatorin 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale në Kosovë përfshin kryesisht fëmijët, pensionistët, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.Skema me numrin më të madh të përfituesve mbetet ajo e shtesave për fëmijë, nga e cila gjatë shtatorit kanë përfituar 374,652 fëmijë, me një mbështetje totale prej 13 milionë e 537 mijë e 935 eurosh.Sa i përket shumës më të madhe të shpërndarë, primatin e mban pensioni bazik i moshës. Gjatë shtatorit 2026, për këtë skemë janë ndarë mbi 27.6 milionë euro për 172,721 përfitues, shkruan Telegrafi.Në shtator të vitit 2025, kjo skemë numëronte 162,947 përfitues. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përfituesve është rritur për 9,774 persona, apo 6.0%. Të dhënat e ASK-së për vitin 2026Rritje e theksuar vërehet edhe te përkrahja financiare për familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara.Gjatë shtatorit 2026, janë regjistruar 9,394 përfitues, të cilëve u janë ndarë gjithsej 659 mijë e 100 euro. Ndërkaq, në shtatorin e vitit 2025, kjo kategori kishte 3,960 përfitues. Kjo paraqet një rritje prej 5,434 përfituesish, apo 137.2%.Ndryshime janë regjistruar edhe te kategoritë e dala nga lufta. Për veteranët e luftës, gjatë shtatorit 2026 janë shpërndarë 7 milionë e 840 mijë e 105 euro për 39,699 përfitues.Në të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i përfituesve ishte 37,090. Kështu, numri i tyre është rritur për 2,609 persona, apo 7.0%.Ndërkaq, për pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, gjatë këtij viti janë ndarë 3 milionë e 753 mijë e 648 euro për 12,332 përfitues.Në shtatorin e vitit 2025, kjo kategori numëronte 12,533 përfitues. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i tyre ka rënë për 201 persona, apo 1.6%. Të dhënat e ASK-së për vitin 2025Në anën tjetër, skema e ndihmës sociale ka shënuar rënie të numrit të familjeve përfituese.Gjatë shtatorit 2026, në këtë skemë janë regjistruar 14,664 familje

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…