PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ShbaInteligjenca amerikane paralajmëron për rritjen e kërcënimeve iraniane ndaj zyrtarëve të SHBA-së
2 min čitanja
Shba

Inteligjenca amerikane paralajmëron për rritjen e kërcënimeve iraniane ndaj zyrtarëve të SHBA-së

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kreu i inteligjencës kombëtare amerikane ka paralajmëruar për rritjen e kërcënimeve ndaj zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit, duke thënë se Irani ka shtuar përpjekjet për t’i shënjestruar dhe vrarë ata.Në një memorandum të dërguar të premten te sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, bëri të ditur se SHBA-ja ka marrë informacione që tregojnë se Irani i ka intensifikuar ndjeshëm përpjekjet për të goditur personelin amerikan.Një zyrtar amerikan konfirmoi ekzistencën e memorandumit për gazetarët, në kushte anonimiteti, ndërsa përmbajtja e tij ishte raportuar më herët nga Axios.“Përpjekjet e iranianëve për të organizuar sulme vdekjeprurëse kundër qytetarëve amerikanë kanë arritur në faza të avancuara, si në Lindjen e Mesme, ashtu edhe në disa vende të tjera”, thuhet në mesazhin drejtuar Rubios, transmeton Telegrafi.Sipas zyrtarit amerikan, Departamenti i Shtetit po shqyrton nivelin e personelit në ambasadat amerikane, përfshirë mundësinë që disa ambasada dhe konsullata të kalojnë në statusin e “operacioneve të kufizuara”. Kjo do të nënkuptonte reduktimin e numrit të punonjësve dhe largimin e familjarëve të diplomatëve.Në fillim të kësaj jave, Departamenti i Shtetit urdhëroi punonjësit amerikanë që nuk kryejnë detyra emergjente, si dhe familjarët e tyre, të largoheshin nga Arabia Saudite. Vendimi erdhi pas përshkallëzimit të sulmeve nga rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani.Që nga shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit, konflikti është zgjeruar, duke përfshirë sulme hakmarrëse të Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik dhe sulme të Hezbollahut në Liban kundër Izraelit. Rreth 50 mijë trupa amerikane janë të dislokuara në Lindjen e Mesme.Lufta ka ndikuar edhe në tregjet globale të energjisë, duke rritur çmimet e karburanteve. Konflikti është gjerësisht jopopullor mes votuesve amerikanë, ndërsa pakënaqësia për shtrenjtimin e benzinës po e vë presidentin Donald Trump dhe aleatët

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kreu i inteligjencës kombëtare amerikane ka paralajmëruar për rritjen e kërcënimeve ndaj zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit, duke thënë se Irani ka shtuar përpjekjet për t’i shënjestruar dhe vrarë ata.Në një memorandum të dërguar të premten te sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton, bëri të ditur se SHBA-ja ka marrë informacione që tregojnë se Irani i ka intensifikuar ndjeshëm përpjekjet për të goditur personelin amerikan.Një zyrtar amerikan konfirmoi ekzistencën e memorandumit për gazetarët, në kushte anonimiteti, ndërsa përmbajtja e tij ishte raportuar më herët nga Axios.“Përpjekjet e iranianëve për të organizuar sulme vdekjeprurëse kundër qytetarëve amerikanë kanë arritur në faza të avancuara, si në Lindjen e Mesme, ashtu edhe në disa vende të tjera”, thuhet në mesazhin drejtuar Rubios, transmeton Telegrafi.Sipas zyrtarit amerikan, Departamenti i Shtetit po shqyrton nivelin e personelit në ambasadat amerikane, përfshirë mundësinë që disa ambasada dhe konsullata të kalojnë në statusin e “operacioneve të kufizuara”. Kjo do të nënkuptonte reduktimin e numrit të punonjësve dhe largimin e familjarëve të diplomatëve.Në fillim të kësaj jave, Departamenti i Shtetit urdhëroi punonjësit amerikanë që nuk kryejnë detyra emergjente, si dhe familjarët e tyre, të largoheshin nga Arabia Saudite. Vendimi erdhi pas përshkallëzimit të sulmeve nga rebelët Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani.Që nga shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit, konflikti është zgjeruar, duke përfshirë sulme hakmarrëse të Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik dhe sulme të Hezbollahut në Liban kundër Izraelit. Rreth 50 mijë trupa amerikane janë të dislokuara në Lindjen e Mesme.Lufta ka ndikuar edhe në tregjet globale të energjisë, duke rritur çmimet e karburanteve. Konflikti është gjerësisht jopopullor mes votuesve amerikanë, ndërsa pakënaqësia për shtrenjtimin e benzinës po e vë presidentin Donald Trump dhe aleatët

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…