Policia e shtetitPo hetohet plagosja e të riut me plumb gome - një efektiv i “Shqiponjave” i pezulluar
2 min čitanja
Policia e shtetit
Po hetohet plagosja e të riut me plumb gome - një efektiv i “Shqiponjave” i pezulluar
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Pesë punonjës policie mbetën të plagosur gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, ndërsa Policia e Shtetit ka nisur hetimet për incidentin ku një 28-vjeçar pësoi dëmtim në sy. Paralelisht, një efektiv i Forcës së Posaçme “Shqiponja” është pezulluar nga detyra pas publikimit të pamjeve ku dyshohet se ka tejkaluar kompetencat.Në një reagim zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se protesta, e cila zgjati deri në orët e mbrëmjes dhe u shtri në disa zona të kryeqytetit, u shoqërua me akte dhune ndaj punonjësve të rendit.Sipas policisë, efektivët u sulmuan me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla.“Si pasojë e sulmeve të personave të maskuar dhe të dhunshëm, 5 punonjës policie u plagosën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.Lidhur me rastin e 28-vjeçarit E. V., i cili pësoi dëmtim në sy gjatë protestës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.Për të njëjtin incident, hetimet kanë nisur edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi nisjen e menjëhershme të veprimeve përkatëse [...] për hetimin e plotë dhe të paanshëm të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në reagim. Dita e 13-të, vazhdon edhe sot protesta në Tiranë nga ora 14:00 Policia ka shprehur keqardhjen për lëndimin e të riut, duke i uruar shërim të shpejtë, si edhe qytetarëve, gazetarëve dhe punonjësve të policisë të lënduar gjatë protestave në Tiranë.Një tjetër rast që po hetohet lidhet me një punonjës policie, i cili shfaqet në pamje të publikuara në media duke vepruar në mënyrë që, sipas policisë, ngre dyshime për tejkalim të detyrës dhe mosrespektim të parimit të proporcionalitetit.Për këtë arsye, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra inspektorin A. K., pjesë e Forcës së Posaçm
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.