Benjamin netanyahuIzraeli mbyll pikat kufitare me Bregun Perëndimor ditën e zgjedhjeve, ndërsa intensifikon operacionet ushtarake
2 min čitanja
Benjamin netanyahu
Izraeli mbyll pikat kufitare me Bregun Perëndimor ditën e zgjedhjeve, ndërsa intensifikon operacionet ushtarake
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Izraeli do t’i mbyllë të gjitha pikat tokësore të kalimit me Bregun Perëndimor të martën, ditën e zgjedhjeve, ndërsa punëtorëve palestinezë do t’ua ndalojë hyrjen në vendbanimet izraelite.Masa vjen në kuadër të shtimit të operacioneve ushtarake në territorin e pushtuar, pas vrasjes së dy ushtarëve izraelitë nga persona të armatosur palestinezë, transmeton Telegrafi.Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan ndalimin e hyrjes dhe daljes së punëtorëve palestinezë në të gjithë Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e referon si Judea dhe Samaria, si dhe në Luginën e Jordanit. Kufizimet përfshijnë edhe zonat industriale dhe të gjitha pikat tokësore të kalimit.Sipas ushtrisë izraelite, shumica e punëtorëve do të ndalohen të hyjnë në vendbanimet izraelite që nga e diela, me përjashtim të zonave industriale dhe disa zonave të tjera të kufizuara. Para sulmit të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023, më shumë se 100 mijë palestinezë lejoheshin të punonin në Izrael. Që prej atëherë, vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë arritur t’i rikthejnë lejet e punës.Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi të premten nisjen e një operacioni të madh ushtarak, pas një sulmi ndaj një pike kontrolli, ku dy persona të armatosur palestinezë vranë dy ushtarë izraelitë dhe plagosën tre të tjerë. Të dy sulmuesit u vranë gjithashtu.Që nga fillimi i operacionit, ushtria izraelite ka demoluar shtëpi dhe biznese në qytetin e Hebronit, duke shkaktuar zhvendosjen e qindra familjeve. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se rreth 2,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Pamjet e publikuara në internet tregojnë se të paktën një rrugë duket se është rrafshuar pothuajse tërësisht.Edhe para shpalljes së ndalimeve për punëtorët palestinezë, ushtria kishte vendosur rrethimin e Hebronit dhe kishte kufizuar ndjeshëm lëvizjen e rreth 200 mijë banorëve të qytetit.Forcat izraelite shpesh demolojnë shtëpitë e palestinezëve të dyshuar për sulme ndaj izraelitëve në Bregun Perëndimor. Or
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.