PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BrazilBrazili në zgjedhje presidenciale, Lula përballet me djalin e Jair Bolsonaro-s
2 min čitanja
Brazil

Brazili në zgjedhje presidenciale, Lula përballet me djalin e Jair Bolsonaro-s

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Brazilianët votojnë të dielën për të zgjedhur presidentin e ri, në një balotazh të ngushtë mes presidentit aktual, Luiz Inácio Lula da Silva, 80 vjeç, dhe senatorit të djathtë Flávio Bolsonaro, 45 vjeç, djalit të ish-presidentit Jair Bolsonaro.Lula synon një mandat të katërt jo të njëpasnjëshëm në krye të shtetit, ndërsa Flávio Bolsonaro garon pas fitores në raundin e parë, të mbajtur më 4 tetor, transmeton Telegrafi. Presidenti amerikan, Donald Trump, e cilësoi rezultatin e tij si një fitore shumë të rëndësishme. Sipas raportit, asnjë kandidat që ka dalë pas në raundin e parë nuk ka arritur deri më tani ta përmbysë rezultatin dhe të fitojë në balotazh.Jair Bolsonaro, ish-presidenti i Brazilit, po vuan një dënim prej 27 vjetësh burg për komplot për grusht shteti, pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022. Megjithatë, për shkak të gjendjes shëndetësore, ai po e vuan dënimin në arrest shtëpiak. I biri ka premtuar se do ta lirojë nëse fiton zgjedhjet.Gjatë tubimeve të fundit, mbështetësit e Flávio Bolsonaro-s shprehën besim se ai do të sjellë ndryshim në vend. Kandidati ka premtuar masa të ashpra kundër krimit të organizuar, ulje të taksave dhe shkurtim të shpenzimeve publike.Ai zhvilloi një tubim në Belo Horizonte, kryeqyteti i shtetit Minas Gerais, i cili konsiderohet një territor vendimtar për kandidatët presidencialë që nga vitet 1980. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Bolsonaro u tha mbështetësve se kishin mbetur vetëm pak orë për të përcaktuar të ardhmen e Brazilit për 30 ose 40 vitet e ardhshme.Edhe në Barra da Tijuca, në Rio de Janeiro, ku Jair Bolsonaro ka një shtëpi, mbështetësit e tij u mblodhën të veshur me ngjyrat kombëtare të Brazilit. Një prej tyre tha për BBC-në se vendi ka nevojë për ndryshim pas viteve të qeverisjes së së majtës, të cilën e fajësoi për problemet ekonomike. Një tjetër mbështetëse përmendi premtimet e Flávio Bolsonaro-s për të luftuar dhunën, terrorizmin dhe trafikun e drogës, si dhe për të ulur normat e interesit.Nga ana tjetër, mb

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Brazilianët votojnë të dielën për të zgjedhur presidentin e ri, në një balotazh të ngushtë mes presidentit aktual, Luiz Inácio Lula da Silva, 80 vjeç, dhe senatorit të djathtë Flávio Bolsonaro, 45 vjeç, djalit të ish-presidentit Jair Bolsonaro.Lula synon një mandat të katërt jo të njëpasnjëshëm në krye të shtetit, ndërsa Flávio Bolsonaro garon pas fitores në raundin e parë, të mbajtur më 4 tetor, transmeton Telegrafi. Presidenti amerikan, Donald Trump, e cilësoi rezultatin e tij si një fitore shumë të rëndësishme. Sipas raportit, asnjë kandidat që ka dalë pas në raundin e parë nuk ka arritur deri më tani ta përmbysë rezultatin dhe të fitojë në balotazh.Jair Bolsonaro, ish-presidenti i Brazilit, po vuan një dënim prej 27 vjetësh burg për komplot për grusht shteti, pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022. Megjithatë, për shkak të gjendjes shëndetësore, ai po e vuan dënimin në arrest shtëpiak. I biri ka premtuar se do ta lirojë nëse fiton zgjedhjet.Gjatë tubimeve të fundit, mbështetësit e Flávio Bolsonaro-s shprehën besim se ai do të sjellë ndryshim në vend. Kandidati ka premtuar masa të ashpra kundër krimit të organizuar, ulje të taksave dhe shkurtim të shpenzimeve publike.Ai zhvilloi një tubim në Belo Horizonte, kryeqyteti i shtetit Minas Gerais, i cili konsiderohet një territor vendimtar për kandidatët presidencialë që nga vitet 1980. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Bolsonaro u tha mbështetësve se kishin mbetur vetëm pak orë për të përcaktuar të ardhmen e Brazilit për 30 ose 40 vitet e ardhshme.Edhe në Barra da Tijuca, në Rio de Janeiro, ku Jair Bolsonaro ka një shtëpi, mbështetësit e tij u mblodhën të veshur me ngjyrat kombëtare të Brazilit. Një prej tyre tha për BBC-në se vendi ka nevojë për ndryshim pas viteve të qeverisjes së së majtës, të cilën e fajësoi për problemet ekonomike. Një tjetër mbështetëse përmendi premtimet e Flávio Bolsonaro-s për të luftuar dhunën, terrorizmin dhe trafikun e drogës, si dhe për të ulur normat e interesit.Nga ana tjetër, mb

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…