PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Justina shiroka pulaShiroka Pula takon mërgatën në Hungari, u bën thirrje bizneseve të investojnë në Kosovë
1 min čitanja
Justina shiroka pula

Shiroka Pula takon mërgatën në Hungari, u bën thirrje bizneseve të investojnë në Kosovë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, gjatë qëndrimit në Hungari, ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet, në një pritje të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Budapest.Gjatë fjalës së saj, Shiroka Pula vlerësoi kontributin e mërgatës në historinë e Kosovës, duke theksuar rolin e saj në rezistencën paqësore, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit.Ajo çmoi gjithashtu përkushtimin e komunitetit kosovar në Hungari, i cili, përmes punës, sipërmarrjes dhe suksesit, kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Presidentja veçoi edhe praninë e rreth 300 studentëve nga Kosova në institucionet e arsimit të lartë në Hungari, duke shprehur shpresën që ata ta vënë dijen dhe përvojën e fituar në shërbim të zhvillimit të vendit.Gjatë takimit, Shiroka Pula u bëri thirrje bizneseve të mërgatës që të shqyrtojnë mundësitë për investime dhe partneritete afatgjata në Kosovë.Ajo theksoi se vendi ka nevojë për përvojën, dijen dhe energjinë e bashkatdhetarëve të saj për të avancuar zhvillimin ekonomik.Në fund, presidentja i falënderoi bashkatdhetarët për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën, duke theksuar se dyert e atdheut mbeten të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në të ardhmen e vendit.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, gjatë qëndrimit në Hungari, ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet, në një pritje të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Budapest.Gjatë fjalës së saj, Shiroka Pula vlerësoi kontributin e mërgatës në historinë e Kosovës, duke theksuar rolin e saj në rezistencën paqësore, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit.Ajo çmoi gjithashtu përkushtimin e komunitetit kosovar në Hungari, i cili, përmes punës, sipërmarrjes dhe suksesit, kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë. Presidentja veçoi edhe praninë e rreth 300 studentëve nga Kosova në institucionet e arsimit të lartë në Hungari, duke shprehur shpresën që ata ta vënë dijen dhe përvojën e fituar në shërbim të zhvillimit të vendit.Gjatë takimit, Shiroka Pula u bëri thirrje bizneseve të mërgatës që të shqyrtojnë mundësitë për investime dhe partneritete afatgjata në Kosovë.Ajo theksoi se vendi ka nevojë për përvojën, dijen dhe energjinë e bashkatdhetarëve të saj për të avancuar zhvillimin ekonomik.Në fund, presidentja i falënderoi bashkatdhetarët për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën, duke theksuar se dyert e atdheut mbeten të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në të ardhmen e vendit.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…