Liridona ademajJavën tjetër Naim Murseli para Gjykatës së Apelit, sfidohet burgimi i përjetshëm
2 min čitanja
Liridona ademaj
Javën tjetër Naim Murseli para Gjykatës së Apelit, sfidohet burgimi i përjetshëm
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Javën e ardhshme, Naim Murseli, Granit Plava e Kushtrim Kokalla do të dalin sërish para gjykatës, por këtë herë para trupit gjykues në Apel. Aty do shqyrtohen ankesat e avokatëve që u ankuan për vendimin e themelores që për vrasjen e Liridona Ademajt dënoi me burgim të përjetshëm Murselin e Plavën, e me 30 vjet burgim, Kokallën.6 muaj pas përfundimit të procesit gjyqësor, në shkallën e parë, familja e Liridona Ademajt do duhet të përballet sërish në gjykatore me të dënuarit për vrasjen e saj.Javën e ardhshme do të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, meqë avokatët e Naim Murselit e të Granit Plavës të dënuar me burgim të përjetshëm, u ankuan për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se, seanca e kolegjit të Apelit lidhur me këtë çështje penale është caktuar më 29 tetor 2026, në ora 09:50.”, thuhet në njoftimin nga Gjykata e Apelit.Familja e Liridonës, pret që vendimi i Themelores të mbetet në fuqi.“Ne e kemi parë ankesën e të gjithëve. Sa i përket ankesës së Naim Murselit ai për gati 3 vite vazhdimisht në seanca ka thënë që nuk ka qenë i përfshirë në këtë vrasje makabre. Tash kur kemi një vendim gjykate pajtohet plotësisht me dënimin, por kërkon një dënim më të lehtë. Prandaj një krimineli të tillë nuk duhet as t’i besohet e as t’i ulet dënimi. Ne si familje e mbështesim fuqishëm vendimin e Gjykatës Themelore dhe jemi pas saj. Çdo vendim tjetër e cenon dhe e denigron Liridonën dhe të gjitha viktimat e femicidit. Mesazhi duhet të jetë i qartë, kriminelët duhet të kalben në burg dhe të gjithë ata të cilët tentojnë të ngrisin duart mbi nënat dhe motrat tona t’i pret i njëjti vendim me burgim të përjetshëm.”, deklaroi Leonard Ademaj- vëllai i Liridona Ademajt.Sipas aktgjykimit 124 faqesh të Themelores me të gjitha provat materiale e dëshmitë e dëshmitarëve është provuar se Naim Murseli, bashkëshorti i Liridonës, kishte organizuar të gjithë vrasjen.“Lidhjen shkakore në mes veprimeve të të akuzuarve dhe pasojës fatale në këtë rast
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.