AntioksidantëtA e dini çfarë janë antioksidantët? Ushqimet që mbrojnë qelizat dhe ndihmojnë në plakjen më të shëndetshme
2 min čitanja
Antioksidantët
A e dini çfarë janë antioksidantët? Ushqimet që mbrojnë qelizat dhe ndihmojnë në plakjen më të shëndetshme
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nga boronicat dhe çokollata e zezë te domatet, arrat dhe çaji i gjelbër, disa ushqime përmbajnë substanca që mbrojnë qelizat nga dëmtimi oksidativ. Shkenca shpjegon pse ato janë të rëndësishme për shëndetin dhe jetëgjatësinëNë organizmin tonë zhvillohet vazhdimisht një proces që nuk mund ta shohim me sy. Gjatë metabolizmit, por edhe nën ndikimin e ndotjes, rrezatimit ultraviolet dhe tymit të duhanit, krijohen molekula të paqëndrueshme, të njohura si radikale të lira.Kur sasia e tyre tejkalon aftësinë mbrojtëse të organizmit, shfaqet stresi oksidativ, një gjendje që mund të dëmtojë qelizat, proteinat dhe materialin gjenetik.Ky proces lidhet me plakjen biologjike dhe zhvillimin e disa sëmundjeve kronike, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin dhe çrregullimet neurodegjenerative.Sipas Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, organizmi ka mekanizmat e vet mbrojtës kundër radikaleve të lira, por edhe ushqimi luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit qelizor.Çfarë janë antioksidantët dhe si veprojnë?Antioksidantët janë substanca që mund të neutralizojnë radikalet e lira dhe të kufizojnë dëmtimet që ato shkaktojnë në qeliza.Ndër më të njohurit janë vitamina C, vitamina E, beta-karoteni dhe komponimet bimore si flavonoidet dhe polifenolet.Këto substanca gjenden kryesisht në fruta, perime, drithëra integrale, arra, fara dhe erëza.Megjithatë, antioksidantët nuk e ndalojnë plakjen. Ata janë pjesë e mekanizmave kompleksë që ndihmojnë organizmin të ruajë funksionimin normal të qelizave.Boronicat, çokollata e zezë dhe çaji i gjelbërBoronicat janë ndër frutat më të njohura për përmbajtjen e antocianinave, pigmente natyrore që u japin ngjyrën karakteristike dhe kanë veti antioksiduese.Këto komponime po studiohen për ndikimin e mundshëm në shëndetin e trurit dhe funksionet njohëse, megjithëse nuk është provuar se konsumimi i boronicave parandalon demencën.Çokollata e zezë, veçanërisht ajo me përmbajtje të lartë kakaoje, përmban flavanole që mund të ndikojnë pozitivish
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.