PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
SpanjaEvropa nën tension, pamje nga protesta në Madrid - mijëra qytetarë kërkojnë kushte më të mira jetese
2 min čitanja
Spanja

Evropa nën tension, pamje nga protesta në Madrid - mijëra qytetarë kërkojnë kushte më të mira jetese

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Madridit, duke kërkuar pensione më të larta dhe kushte më të mira jetese për pensionistët aktualë dhe brezat e ardhshëm.Protesta, e organizuar nga lëvizja e pensionistëve dhe e mbështetur nga sindikata të ndryshme, përfshirë Konfederatën e Përgjithshme të Punës (CGT), nisi pranë stacionit të Atocha-s dhe vijoi drejt zonës së Calle Alcalá, pranë stacionit të metrosë Sevilla. 🔴 Miles de personas se manifiestan en Madrid por el derecho a las pensiones dignas📹 @Emi_SanchezH https://t.co/IVnT8Djdp6 — EL PAÍS (@el_pais) October 24, 2026 Protestuesit kërkojnë që pensionet të indeksohen sipas inflacionit real, pensioni minimal të barazohet me pagën minimale, të ngushtohet hendeku gjinor në pensione dhe të mbrohet sistemi publik nga privatizimi.Sindikatat kërkojnë gjithashtu mundësi më të lehta për pension të parakohshëm pa penalizime për punonjësit me të paktën 35 vite kontribute, si dhe shfuqizimin e disa reformave të pensioneve të miratuara që nga viti 2011.Protestat në Madrid zhvillohen në një kohë kur disa vende evropiane po përballen me demonstrata për çështje ekonomike dhe politike.Në Francë, autoritetet kanë angazhuar 70 mijë policë dhe xhandarë për shkak të tensioneve të shtuara, përfshirë protestat kundër kongresit të Tubimit Kombëtar të Marine Le Pen në Orléans.Ndërkohë, Italia ka shtuar masat e sigurisë, me 1,500 efektivë në Romë dhe 1,800 në Milano, ndërsa qytetarët protestojnë kundër rritjes së kostos së jetesës dhe politikave qeveritare.Autoritetet italiane druhen nga përsëritja e përplasjeve pas trazirave të dhunshme të 17 dhe 18 tetorit, çka ka sjellë forcimin e masave të sigurisë në disa qytete të mëdha.Megjithëse kërkesat ndryshojnë nga një vend në tjetrin, protestat pasqyrojnë pakënaqësinë në rritje për standardin e jetesës, shpenzimet publike dhe politikat sociale në Evropë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Madridit, duke kërkuar pensione më të larta dhe kushte më të mira jetese për pensionistët aktualë dhe brezat e ardhshëm.Protesta, e organizuar nga lëvizja e pensionistëve dhe e mbështetur nga sindikata të ndryshme, përfshirë Konfederatën e Përgjithshme të Punës (CGT), nisi pranë stacionit të Atocha-s dhe vijoi drejt zonës së Calle Alcalá, pranë stacionit të metrosë Sevilla. 🔴 Miles de personas se manifiestan en Madrid por el derecho a las pensiones dignas📹 @Emi_SanchezH https://t.co/IVnT8Djdp6 — EL PAÍS (@el_pais) October 24, 2026 Protestuesit kërkojnë që pensionet të indeksohen sipas inflacionit real, pensioni minimal të barazohet me pagën minimale, të ngushtohet hendeku gjinor në pensione dhe të mbrohet sistemi publik nga privatizimi.Sindikatat kërkojnë gjithashtu mundësi më të lehta për pension të parakohshëm pa penalizime për punonjësit me të paktën 35 vite kontribute, si dhe shfuqizimin e disa reformave të pensioneve të miratuara që nga viti 2011.Protestat në Madrid zhvillohen në një kohë kur disa vende evropiane po përballen me demonstrata për çështje ekonomike dhe politike.Në Francë, autoritetet kanë angazhuar 70 mijë policë dhe xhandarë për shkak të tensioneve të shtuara, përfshirë protestat kundër kongresit të Tubimit Kombëtar të Marine Le Pen në Orléans.Ndërkohë, Italia ka shtuar masat e sigurisë, me 1,500 efektivë në Romë dhe 1,800 në Milano, ndërsa qytetarët protestojnë kundër rritjes së kostos së jetesës dhe politikave qeveritare.Autoritetet italiane druhen nga përsëritja e përplasjeve pas trazirave të dhunshme të 17 dhe 18 tetorit, çka ka sjellë forcimin e masave të sigurisë në disa qytete të mëdha.Megjithëse kërkesat ndryshojnë nga një vend në tjetrin, protestat pasqyrojnë pakënaqësinë në rritje për standardin e jetesës, shpenzimet publike dhe politikat sociale në Evropë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…