Zgjedhjet në serbiAlarm para zgjedhjeve në Serbi, ish-krerët e shërbimeve të sigurisë i bëjnë thirrje policisë: Mos u bëni instrument i pushtetit
2 min čitanja
Zgjedhjet në serbi
Alarm para zgjedhjeve në Serbi, ish-krerët e shërbimeve të sigurisë i bëjnë thirrje policisë: Mos u bëni instrument i pushtetit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ish-drejtues të Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë (BIA), policisë dhe Agjencisë së Sigurisë Ushtarake (VBA) u kanë bërë thirrje pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë që t'i qëndrojnë besnikë Kushtetutës dhe ligjit, duke paralajmëruar kundër përdorimit të këtyre institucioneve për interesa politike.Përmes një apeli publik, të iniciuar nga Rrjeti i Integritetit i Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë, ish-zyrtarët e lartë kanë theksuar se Serbia po përballet me një krizë të thellë politike, ndërsa roli i policisë dhe shërbimeve të sigurisë do të jetë vendimtar për garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.“Detyrimi ynë ligjor është të mbrojmë qytetarët dhe t'i shërbejmë shtetit, jo partive politike dhe individëve. Asnjë interes politik, urdhër nga një epror apo presion nga autoritetet nuk mund të jetë justifikim për shkeljen e ligjit”, thuhet në apel.Nënshkruesit paralajmërojnë se secili pjesëtar i institucioneve të sigurisë mban përgjegjësi personale për veprimet e tij, por edhe për mosveprimin në rastet kur ka detyrim ligjor të parandalojë ose sanksionojë veprimet e paligjshme.Ata theksojnë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë të pamundura pa institucione që mbrojnë vullnetin e qytetarëve, në vend të interesave të atyre që synojnë të qëndrojnë në pushtet.“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë të mundura pa institucione që mbrojnë vullnetin zgjedhor të qytetarëve, jo interesat e atyre që duan të qëndrojnë në pushtet”, theksohet në dokument.Në apel kërkohet që policia dhe institucionet e tjera të sigurisë të parandalojnë dhunën, frikësimin e votuesve dhe abuzimet zgjedhore gjatë ditës së votimit.Po ashtu, pas mbylljes së vendvotimeve, ato duhet të garantojnë integritetin e procesit zgjedhor dhe të reagojnë ndaj çdo përpjekjeje për ndryshimin e paligjshëm të rezultateve.Ish-drejtuesit e institucioneve të sigurisë paralajmërojnë edhe për mundësinë e tensioneve paszgjedhore, duke kërkua
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.