AmerikaNga Amerika në Kosovë, familja Hagan mahnitet nga mikpritja shqiptare: Ushqimi, muzika dhe njerëzit na kanë fituar zemrën!
2 min čitanja
Amerika
Nga Amerika në Kosovë, familja Hagan mahnitet nga mikpritja shqiptare: Ushqimi, muzika dhe njerëzit na kanë fituar zemrën!
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Jeta në Amerikë më nuk ishte shumë atraktive, prandaj eksplorimi i botës ishte mundësi e mirë për familjen e Chris dhe Terra Hagan, çiftit që, me pesë fëmijë, vendosën që të vinin në Ballkan për të parë se si është jeta këndej.Ata vizituan shumë shtete, por Kosova ishte destinacioni final i tyre. Jetesa në Kosovë, njerëzit e dashur, kultura interesante, por edhe ushqimi e muzika, janë disa nga detajet që e bindën këtë familje të jetonte në shtetin tonë.Që të shtatë, kanë nisur edhe mësimin e gjuhës shqipe dhe po i inkurajojnë të tjerët që ta vizitojnë Kosovën, e cila, sipas tyre, meriton më shumë vëmendje ndërkombëtare dhe nuk është vetëm ajo pjesë që paraqitet në media, me luftëra e konflikte.Chris, në një intervistë për Telegrafin, ka ndarë eksperiencën që po përjeton, madje ka folur edhe për viralitetin që kanë marrë si familje në faqet e tyre në Instagram apo Facebook.Më poshtë keni edhe këtë intervistë për amerikanët e pasionuar pas Kosovës!Telegrafi: Çfarë ju shtyu që të shpërnguleshit në Kosovë dhe me çfarë po merreni aktualisht këtu?Chris Hagan: Udhëtimi ynë në fakt filloi me një vendim shumë më të madh: të linim pas mënyrën tradicionale të jetesës që kishim ndërtuar në Shtetet e Bashkuara dhe të eksploronim botën së bashku si familje.Në shtator të vitit 2025, u larguam nga Amerika me fëmijët tanë, të vendosur për të përjetuar kultura të ndryshme, për të njohur njerëz të rinj dhe për të krijuar kujtime që do të na mbeten gjatë gjithë jetës. Donim që fëmijët tanë të kuptonin se bota është shumë më e madhe se komunitetet ku janë rritur dhe se përjetimi i jetës përtej zonës së rehatisë ka një vlerë të jashtëzakonshme.Udhëtimet tona na çuan në disa vende evropiane, përfshirë Greqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përpara se të mbërrinim në Kosovë në qershor të vitit 2026.Ajo që fillimisht ishte thjesht një destinacion tjetër në udhëtimin tonë, është shndërruar në diçka shumë më domethënëse. Kemi krijuar një lidhje të sinqertë me vendin dhe njerëzit e tij.S
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.