PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
HendbollHumbën ndaj Estonisë, por festojnë kualifikimin – hendbollistet e Kosovës vazhdojnë ëndrrën e Botërorit
2 min čitanja
Hendboll

Humbën ndaj Estonisë, por festojnë kualifikimin – hendbollistet e Kosovës vazhdojnë ëndrrën e Botërorit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Hendbollistet e Kosovës kanë bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt Kampionatit Botëror 2027, duke siguruar për herë të tretë radhazi kualifikimin në raundin e fundit të kualifikimeve për ngjarjen më të madhe të hendbollit botëror.Pavarësisht humbjes në ndeshjen e kthimit ndaj Estonisë, të zhvilluar të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, “Dardanet” arritën ta sigurojnë avancimin falë fitores bindëse të së premtes, me rezultat 39:22.Në ndeshjen e dytë, Kosova pësoi humbje me rezultat 27:25, por epërsia prej 17 golash nga përballja e parë rezultoi vendimtare për kualifikimin.Pjesa e parë e takimit të së shtunës përfundoi baras, 14:14, ndërsa edhe në minutat e para të pjesës së dytë zhvillimi i lojës ishte i ekuilibruar. Megjithatë, Estonia arriti të krijonte epërsi deri në pesë gola rreth minutës së 50-të.“Dardanet” reaguan në vazhdim, duke përmirësuar lojën në mbrojtje dhe duke qenë më efikase në sulm. Kosova ngushtoi diferencën, por nuk arriti ta shmangte humbjen. Megjithatë, rezultati i ndeshjes së parë bëri që kombëtarja kosovare të mos rrezikonte kualifikimin.Ky është një sukses i rëndësishëm edhe për përzgjedhësin kroat Nenad Shoshtaric, i cili e ka udhëhequr Kosovën edhe në Lojërat Mesdhetare, ku kombëtarja ishte paraqitur kryesisht me lojtare të reja. Për të, ndeshjet ndaj Estonisë ishin dy sfidat e para të rëndësishme në këtë rrugëtim, të cilat Kosova i kaloi me sukses./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Hendbollistet e Kosovës kanë bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt Kampionatit Botëror 2027, duke siguruar për herë të tretë radhazi kualifikimin në raundin e fundit të kualifikimeve për ngjarjen më të madhe të hendbollit botëror.Pavarësisht humbjes në ndeshjen e kthimit ndaj Estonisë, të zhvilluar të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, “Dardanet” arritën ta sigurojnë avancimin falë fitores bindëse të së premtes, me rezultat 39:22.Në ndeshjen e dytë, Kosova pësoi humbje me rezultat 27:25, por epërsia prej 17 golash nga përballja e parë rezultoi vendimtare për kualifikimin.Pjesa e parë e takimit të së shtunës përfundoi baras, 14:14, ndërsa edhe në minutat e para të pjesës së dytë zhvillimi i lojës ishte i ekuilibruar. Megjithatë, Estonia arriti të krijonte epërsi deri në pesë gola rreth minutës së 50-të.“Dardanet” reaguan në vazhdim, duke përmirësuar lojën në mbrojtje dhe duke qenë më efikase në sulm. Kosova ngushtoi diferencën, por nuk arriti ta shmangte humbjen. Megjithatë, rezultati i ndeshjes së parë bëri që kombëtarja kosovare të mos rrezikonte kualifikimin.Ky është një sukses i rëndësishëm edhe për përzgjedhësin kroat Nenad Shoshtaric, i cili e ka udhëhequr Kosovën edhe në Lojërat Mesdhetare, ku kombëtarja ishte paraqitur kryesisht me lojtare të reja. Për të, ndeshjet ndaj Estonisë ishin dy sfidat e para të rëndësishme në këtë rrugëtim, të cilat Kosova i kaloi me sukses./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…