PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
BarcelonaBarcelona mund të befasojë në El Clasico, Flick përgatit ftesën për talentin 17-vjeçar nga Izraeli
2 min čitanja
Barcelona

Barcelona mund të befasojë në El Clasico, Flick përgatit ftesën për talentin 17-vjeçar nga Izraeli

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Orian Goren mund të jetë një nga emrat e rinj në listën e lojtarëve që Hansi Flick do të publikojë nesër për El Clasicon. Nëse përfshihet në skuadër, mesfushori i ri do të jetë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës për herë të parë në përballjen më të madhe të futbollit spanjoll.Flick e njeh mirë talentin izraelit, i cili ka marrë pjesë në përgatitjet parasezonale të ekipit të parë dhe ka luajtur edhe në Trofeun Joan Gamper.Mesfushori, i lindur në vitin 2009, është stërvitur me ekipin e parë të premten dhe të shtunën. Një ftesë e mundshme për El Clasicon do të përbënte një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e tij.Goren është shndërruar në një nga lojtarët e rëndësishëm të Barça Atletic, ku luan rregullisht në formacionin titullar në mesfushë. Ai ka munguar vetëm kur është grumbulluar me përfaqësuesen e të rinjve të Izraelit, gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar, pavarësisht se është vetëm 17 vjeç. Nga Maccabi Petah Tikva te La MasiaNjë ftesë e mundshme për ekipin e parë të Barcelonës është lehtësuar edhe nga lëndimi i Dani Olmos, që ka krijuar nevojë për alternativa shtesë në skuadër.Goren iu bashkua akademisë së Barcelonës, La Masia, në vitin 2023, pasi u transferua nga klubi izraelit Maccabi Petah Tikva. Pas paraqitjeve me ekipet e të rinjve, këtë sezon ai u ngjit te Barça Atletic, skuadra e dytë e klubit katalunas. Deco takohet me agjentin e yllit të Barcelonës, klubi hap derën për shitjen e tij Përfshirja e mundshme në listën për El Clasicon do të ishte dëshmi e progresit të shpejtë të mesfushorit, i cili, në moshën 17-vjeçare, mund të ketë mundësinë të jetë pjesë e një prej ndeshjeve më të mëdha të futbollit botëror.Vendimi përfundimtar pritet të merret nesër (e diel), kur Hansi Flick të publikojë listën e lojtarëve për përballjen ndaj Real Madridit./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Orian Goren mund të jetë një nga emrat e rinj në listën e lojtarëve që Hansi Flick do të publikojë nesër për El Clasicon. Nëse përfshihet në skuadër, mesfushori i ri do të jetë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës për herë të parë në përballjen më të madhe të futbollit spanjoll.Flick e njeh mirë talentin izraelit, i cili ka marrë pjesë në përgatitjet parasezonale të ekipit të parë dhe ka luajtur edhe në Trofeun Joan Gamper.Mesfushori, i lindur në vitin 2009, është stërvitur me ekipin e parë të premten dhe të shtunën. Një ftesë e mundshme për El Clasicon do të përbënte një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e tij.Goren është shndërruar në një nga lojtarët e rëndësishëm të Barça Atletic, ku luan rregullisht në formacionin titullar në mesfushë. Ai ka munguar vetëm kur është grumbulluar me përfaqësuesen e të rinjve të Izraelit, gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar, pavarësisht se është vetëm 17 vjeç. Nga Maccabi Petah Tikva te La MasiaNjë ftesë e mundshme për ekipin e parë të Barcelonës është lehtësuar edhe nga lëndimi i Dani Olmos, që ka krijuar nevojë për alternativa shtesë në skuadër.Goren iu bashkua akademisë së Barcelonës, La Masia, në vitin 2023, pasi u transferua nga klubi izraelit Maccabi Petah Tikva. Pas paraqitjeve me ekipet e të rinjve, këtë sezon ai u ngjit te Barça Atletic, skuadra e dytë e klubit katalunas. Deco takohet me agjentin e yllit të Barcelonës, klubi hap derën për shitjen e tij Përfshirja e mundshme në listën për El Clasicon do të ishte dëshmi e progresit të shpejtë të mesfushorit, i cili, në moshën 17-vjeçare, mund të ketë mundësinë të jetë pjesë e një prej ndeshjeve më të mëdha të futbollit botëror.Vendimi përfundimtar pritet të merret nesër (e diel), kur Hansi Flick të publikojë listën e lojtarëve për përballjen ndaj Real Madridit./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…