PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Buzë të thataBuzët ju thahen vazhdimisht? Dermatologët tregojnë çfarë duhet të ndryshoni
1 min čitanja
Buzë të thata

Buzët ju thahen vazhdimisht? Dermatologët tregojnë çfarë duhet të ndryshoni

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Tharja, djegia dhe çarjet e buzëve mund të kthehen në një problem të vazhdueshëm, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë. Përveç motit, shkaktarë mund të jenë lëpirja e shpeshtë e buzëve, dehidratimi, produktet irrituese të kujdesit të lëkurës, disa ilaçe dhe sëmundje si ekzema.Dermatologu Peterson Pierre këshillon që fillimisht të ndërpriten produktet që mund të shkaktojnë irritim, përfshirë eksfoliantët e fortë dhe produktet me retinol. Edhe balsamet me aromë menteje, kanellë, agrume, kamfor ose eukalipt mund ta përkeqësojnë problemin te personat me buzë të ndjeshme.Për të ndihmuar në rikthimin e lagështisë, rekomandohen produkte me vazelinë, ceramide, gjalpë shea ose dimetikon. Balsami duhet të aplikohet rregullisht gjatë ditës dhe para gjumit, ndërsa produktet me mbrojtje nga rrezet ultraviolet ndihmojnë në mbrojtjen e buzëve nga dielli.Për parandalimin e tharjes, dermatologët këshillojnë gjithashtu të pini mjaftueshëm ujë dhe të shmangni lëpirjen, kafshimin ose heqjen e lëkurës së çarë. Gjatë muajve të ftohtë, përdorimi i një lagështuesi të ajrit në ambiente të mbyllura mund të ndihmojë.Nëse tharja vazhdon pavarësisht kujdesit, ose shoqërohet me skuqje, ënjtje apo çarje të dhimbshme, është e këshillueshme të konsultoheni me një dermatolog për të identifikuar shkakun. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Tharja, djegia dhe çarjet e buzëve mund të kthehen në një problem të vazhdueshëm, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë. Përveç motit, shkaktarë mund të jenë lëpirja e shpeshtë e buzëve, dehidratimi, produktet irrituese të kujdesit të lëkurës, disa ilaçe dhe sëmundje si ekzema.Dermatologu Peterson Pierre këshillon që fillimisht të ndërpriten produktet që mund të shkaktojnë irritim, përfshirë eksfoliantët e fortë dhe produktet me retinol. Edhe balsamet me aromë menteje, kanellë, agrume, kamfor ose eukalipt mund ta përkeqësojnë problemin te personat me buzë të ndjeshme.Për të ndihmuar në rikthimin e lagështisë, rekomandohen produkte me vazelinë, ceramide, gjalpë shea ose dimetikon. Balsami duhet të aplikohet rregullisht gjatë ditës dhe para gjumit, ndërsa produktet me mbrojtje nga rrezet ultraviolet ndihmojnë në mbrojtjen e buzëve nga dielli.Për parandalimin e tharjes, dermatologët këshillojnë gjithashtu të pini mjaftueshëm ujë dhe të shmangni lëpirjen, kafshimin ose heqjen e lëkurës së çarë. Gjatë muajve të ftohtë, përdorimi i një lagështuesi të ajrit në ambiente të mbyllura mund të ndihmojë.Nëse tharja vazhdon pavarësisht kujdesit, ose shoqërohet me skuqje, ënjtje apo çarje të dhimbshme, është e këshillueshme të konsultoheni me një dermatolog për të identifikuar shkakun. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…