PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
UshqimetDhjetë modele të ushqyerjes së shëndetshme që lidhen me plakje më të ngadaltë
2 min čitanja
Ushqimet

Dhjetë modele të ushqyerjes së shëndetshme që lidhen me plakje më të ngadaltë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dhjetë modele të ushqyerjes së shëndetshme lidhen me plakje biologjike më të ngadaltë, sipas një studimi të Qendrës Gjermane për Sëmundjet Neurodegjenerative (DZNE). Studiuesit theksojnë se nuk ekziston vetëm një mënyrë e duhur e të ushqyerit dhe se dieta mesdhetare, ajo nordike dhe modele të tjera mund të kenë përfitime të ngjashme.Studimi analizoi të dhënat e rreth 7,500 personave dhe shqyrtoi dhjetë modele ushqyerjeje, përfshirë dietën mesdhetare, atë me bazë bimore, DASH për kontrollin e tensionit të gjakut dhe MIND, e cila synon të mbështesë shëndetin e trurit. Për të vlerësuar plakjen biologjike, studiuesit analizuan ndryshimet kimike në ADN, të njohura si metilim, duke përdorur tri modele matjeje të plakjes epigjenetike. Rezultatet treguan se respektimi më i madh i rekomandimeve ushqimore lidhej me plakje më të ngadaltë, megjithëse ndryshimet mes dietave ishin të vogla.Sipas studiuesve, më shumë se 70 për qind e proceseve biologjike të lidhura me ushqyerjen ishin të përbashkëta për të gjitha modelet. Megjithatë, disa lidhje specifike u vunë re vetëm te dieta DASH, për proceset që lidhen me zemrën, dhe te dieta MIND, për ato që lidhen me kujtesën dhe të menduarit.Lidhja mes ushqyerjes së shëndetshme dhe plakjes më të ngadaltë ishte më e fortë te duhanpirësit. Studiuesit dyshojnë se kjo mund të lidhet me dëmet më të mëdha biologjike që shkakton duhani, por mekanizmi ende nuk është i qartë.Autorët nënvizojnë se nuk është e nevojshme të ndiqet një dietë e përsosur. Gjithsesi, studimi tregon një lidhje mes ushqyerjes dhe shënuesve molekularë të plakjes, por nuk provon se dieta është drejtpërdrejt shkaku i plakjes më të ngadaltë. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dhjetë modele të ushqyerjes së shëndetshme lidhen me plakje biologjike më të ngadaltë, sipas një studimi të Qendrës Gjermane për Sëmundjet Neurodegjenerative (DZNE). Studiuesit theksojnë se nuk ekziston vetëm një mënyrë e duhur e të ushqyerit dhe se dieta mesdhetare, ajo nordike dhe modele të tjera mund të kenë përfitime të ngjashme.Studimi analizoi të dhënat e rreth 7,500 personave dhe shqyrtoi dhjetë modele ushqyerjeje, përfshirë dietën mesdhetare, atë me bazë bimore, DASH për kontrollin e tensionit të gjakut dhe MIND, e cila synon të mbështesë shëndetin e trurit. Për të vlerësuar plakjen biologjike, studiuesit analizuan ndryshimet kimike në ADN, të njohura si metilim, duke përdorur tri modele matjeje të plakjes epigjenetike. Rezultatet treguan se respektimi më i madh i rekomandimeve ushqimore lidhej me plakje më të ngadaltë, megjithëse ndryshimet mes dietave ishin të vogla.Sipas studiuesve, më shumë se 70 për qind e proceseve biologjike të lidhura me ushqyerjen ishin të përbashkëta për të gjitha modelet. Megjithatë, disa lidhje specifike u vunë re vetëm te dieta DASH, për proceset që lidhen me zemrën, dhe te dieta MIND, për ato që lidhen me kujtesën dhe të menduarit.Lidhja mes ushqyerjes së shëndetshme dhe plakjes më të ngadaltë ishte më e fortë te duhanpirësit. Studiuesit dyshojnë se kjo mund të lidhet me dëmet më të mëdha biologjike që shkakton duhani, por mekanizmi ende nuk është i qartë.Autorët nënvizojnë se nuk është e nevojshme të ndiqet një dietë e përsosur. Gjithsesi, studimi tregon një lidhje mes ushqyerjes dhe shënuesve molekularë të plakjes, por nuk provon se dieta është drejtpërdrejt shkaku i plakjes më të ngadaltë. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…