PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Donald trumpTrump konteston rezultatet e zgjedhjeve që ende nuk janë mbajtur
2 min čitanja
Donald trump

Trump konteston rezultatet e zgjedhjeve që ende nuk janë mbajtur

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se personalisht e ka urdhëruar Departamentin e Drejtësisë që të paraqesë një padi për bllokimin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Senatin në Alaskë, në rast se senatori republikan Dan Sullivan pëson humbje.“Unë jam ai që thashë: Bëjeni”, u tha Trump gazetarëve të premten, me të mbërritur në Florida.Departamenti amerikan i Drejtësisë e paraqiti padinë të enjten në një gjykatë federale në Alaskë, rreth dhjetë ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Në të kërkohet ndërhyrje në procesin e certifikimit të rezultateve, duke pretenduar se prania e një kandidati me emër pothuajse identik me atë të senatorit aktual mund të ndikojë në rezultat.Bëhet fjalë për Daniel J. Sullivanin, i cili figuron në fletëvotim përballë senatorit republikan Dan Sullivan. Sipas padisë, nëse senatori republikan humb, rezultatet duhet të bllokohen, me arsyetimin se ai do të fitonte nëse votat e marra nga kandidati me emër të ngjashëm do t'i atribuoheshin atij në sistemin e votimit me renditje.Republikanët pretendojnë se kandidatura e Daniel J. Sullivanit mund të ngatërrojë votuesit. Megjithatë, Gjykata Supreme e Alaskës e kishte refuzuar më herët kërkesën për ta larguar atë nga fletëvotimi.Padia ka nxitur kritika edhe brenda radhëve republikane. Senatorja e Alaskës, Lisa Murkowski, deklaroi në platformën X se Departamenti i Drejtësisë nuk është dashur ta paraqesë këtë padi.Ajo theksoi se qytetarët e Alaskës janë në gjendje të vendosin vetë se për kë dëshirojnë të votojnë, duke shtuar se kandidatët në fletëvotimin e këtij viti janë dalluar qartë. Në anën tjetër, demokratët e kanë akuzuar Trumpin se po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve përmes institucioneve federale.“Donald Trump e di se Dan Sullivan do t'i humbë zgjedhjet, prandaj tani Departamenti i tij i Drejtësisë po paraqet një padi të rreme për të përmbysur vullnetin e votuesve të Alaskës dhe për t'i vjedhur zgjedhjet në rast të humbjes së tij”, deklaroi Devan Barber, drejt

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se personalisht e ka urdhëruar Departamentin e Drejtësisë që të paraqesë një padi për bllokimin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Senatin në Alaskë, në rast se senatori republikan Dan Sullivan pëson humbje.“Unë jam ai që thashë: Bëjeni”, u tha Trump gazetarëve të premten, me të mbërritur në Florida.Departamenti amerikan i Drejtësisë e paraqiti padinë të enjten në një gjykatë federale në Alaskë, rreth dhjetë ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit. Në të kërkohet ndërhyrje në procesin e certifikimit të rezultateve, duke pretenduar se prania e një kandidati me emër pothuajse identik me atë të senatorit aktual mund të ndikojë në rezultat.Bëhet fjalë për Daniel J. Sullivanin, i cili figuron në fletëvotim përballë senatorit republikan Dan Sullivan. Sipas padisë, nëse senatori republikan humb, rezultatet duhet të bllokohen, me arsyetimin se ai do të fitonte nëse votat e marra nga kandidati me emër të ngjashëm do t'i atribuoheshin atij në sistemin e votimit me renditje.Republikanët pretendojnë se kandidatura e Daniel J. Sullivanit mund të ngatërrojë votuesit. Megjithatë, Gjykata Supreme e Alaskës e kishte refuzuar më herët kërkesën për ta larguar atë nga fletëvotimi.Padia ka nxitur kritika edhe brenda radhëve republikane. Senatorja e Alaskës, Lisa Murkowski, deklaroi në platformën X se Departamenti i Drejtësisë nuk është dashur ta paraqesë këtë padi.Ajo theksoi se qytetarët e Alaskës janë në gjendje të vendosin vetë se për kë dëshirojnë të votojnë, duke shtuar se kandidatët në fletëvotimin e këtij viti janë dalluar qartë. Në anën tjetër, demokratët e kanë akuzuar Trumpin se po përpiqet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve përmes institucioneve federale.“Donald Trump e di se Dan Sullivan do t'i humbë zgjedhjet, prandaj tani Departamenti i tij i Drejtësisë po paraqet një padi të rreme për të përmbysur vullnetin e votuesve të Alaskës dhe për t'i vjedhur zgjedhjet në rast të humbjes së tij”, deklaroi Devan Barber, drejt

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…