PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjilani lokaleKuvendi i Gjilanit nderon me titullin "Qytetar Nderi" veprimtarin e çështjes kombëtare Muharrem Aliu
2 min čitanja
Gjilani lokale

Kuvendi i Gjilanit nderon me titullin "Qytetar Nderi" veprimtarin e çështjes kombëtare Muharrem Aliu

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kuvendi i Komunës së Gjilanit e ka nderuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Muharrem Aliu, me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes.Vendimi është marrë në një seancë solemne të mbajtur të shtunën, të udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Krenare Latifi-Kqiku. Ndarja e këtij titulli është iniciuar nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, me rekomandimin e Komisionit për dhënien e titujve të nderit dhe mbështetjen e partive politike në Kuvend.Sipas motivacionit, çmimi i është ndarë Aliut për kontributin në çështjen kombëtare, qëndresën patriotike dhe sakrificën për lirinë e shqiptarëve, si dhe për angazhimin në zhvillimin e Pogragjës dhe të trevës së Gjilanit.Kryesuesja Krenare Latifi-Kqiku ka vlerësuar se Muharrem Aliu e kishte vënë çështjen kombëtare mbi interesin personal, duke zgjedhur rrugën e qëndresës dhe sakrificës në periudha të vështira për shqiptarët.Ndërkaq, nënkryetari i Komunës, Arianit Sadiku, në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka theksuar se Aliu ia kushtoi jetën idealit për liri dhe bashkim kombëtar.Në emër të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së ka folur asambleisti Fitim Guda, ndërsa në emër të familjes Aliu, Agron Aliu ka falënderuar institucionet për nderimin, duke theksuar se ky çmim përbën edhe përgjegjësi për familjen dhe brezat e ardhshëm.Në seancën solemne morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-zyrtarë komunalë, përfaqësues të Policisë dhe FSK-së, familjarë të dëshmorëve dhe familjarë të Muharrem Aliut. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kuvendi i Komunës së Gjilanit e ka nderuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Muharrem Aliu, me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes.Vendimi është marrë në një seancë solemne të mbajtur të shtunën, të udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Krenare Latifi-Kqiku. Ndarja e këtij titulli është iniciuar nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, me rekomandimin e Komisionit për dhënien e titujve të nderit dhe mbështetjen e partive politike në Kuvend.Sipas motivacionit, çmimi i është ndarë Aliut për kontributin në çështjen kombëtare, qëndresën patriotike dhe sakrificën për lirinë e shqiptarëve, si dhe për angazhimin në zhvillimin e Pogragjës dhe të trevës së Gjilanit.Kryesuesja Krenare Latifi-Kqiku ka vlerësuar se Muharrem Aliu e kishte vënë çështjen kombëtare mbi interesin personal, duke zgjedhur rrugën e qëndresës dhe sakrificës në periudha të vështira për shqiptarët.Ndërkaq, nënkryetari i Komunës, Arianit Sadiku, në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka theksuar se Aliu ia kushtoi jetën idealit për liri dhe bashkim kombëtar.Në emër të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së ka folur asambleisti Fitim Guda, ndërsa në emër të familjes Aliu, Agron Aliu ka falënderuar institucionet për nderimin, duke theksuar se ky çmim përbën edhe përgjegjësi për familjen dhe brezat e ardhshëm.Në seancën solemne morën pjesë përfaqësues institucionalë, ish-zyrtarë komunalë, përfaqësues të Policisë dhe FSK-së, familjarë të dëshmorëve dhe familjarë të Muharrem Aliut. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…