PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ministria e arsimit dhe shkencës - maqedoniJanevska: Kushtet në konviktin "Stiv Naumov" janë të shkëlqyera, disa probleme të vogla po rregullohen nga kompania realizuese
2 min čitanja
Ministria e arsimit dhe shkencës - maqedoni

Janevska: Kushtet në konviktin "Stiv Naumov" janë të shkëlqyera, disa probleme të vogla po rregullohen nga kompania realizuese

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Dhoma me lagështi, rrjedhje uji dhe probleme me ngrohjen apo kushtet e shkëlqyera për studentët? Konvikti i rinovuar “Stiv Naumov” në Shkup është kthyer në objekt përplasjesh mes pushtetit dhe opozitës, pasi të rinjtë socialdemokratë ngritën akuza për kushte të papërshtatshme, ndërsa ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, i hodhi poshtë pretendimet, duke ftuar përfaqësuesit e LSDM-së që ta vizitojnë personalisht objektin. “Kushtet në ‘Stiv Naumov’ janë të shkëlqyera”, deklaroi Janevska përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se konvikti është i pari nga nëntë objektet e akomodimit studentor që do t’i nënshtrohen rinovimit të plotë dhe përmirësimit të efikasitetit energjetik gjatë mandatit të Qeverisë aktuale.Duke iu përgjigjur pretendimeve për problemet e paraqitura pas rinovimit, ministrja tha se situata të izoluara mund të ndodhin edhe në objekte të saporinovuara. Megjithatë, ajo theksoi se objekti është ende nën garanci dhe se kompania realizuese po i mënjanon mangësitë e evidentuara.Sipas Janevskës, një pjesë e problemeve janë shkaktuar edhe nga përdorimi i papërgjegjshëm i ambienteve nga vetë banorët e konviktit. “Situata të padëshiruara mund të shkaktohen edhe nga përdoruesit, prandaj që gjatë vënies në funksion të objektit kemi bërë thirrje për përdorim të përgjegjshëm. Drejtuesit e konviktit janë përballur me bllokimin e kanalizimit për shkak të hedhjes së pecetave të lagura; aktivizimin e alarmit për shkak të ushqimit të harruar në një furrë me mikrovalë të ndezur në kuzhinën e përbashkët, si dhe për shkak të një cigareje të ndezur në dhomë; një radiatori të shkulur dhe automjeteve të parkuara në sipërfaqet e gjelbra të oborrit. Të gjitha këto situata janë tejkaluar”, thuhet në reagimin e ministres.Janevska gjithashtu pohon se ushqimi që u shërbehet studentëve në konvikt i përmbush standardet e përcaktuara ushqyese.Reagimi i ministres erdhi pas konferencës për shtyp të nënkryetarit të Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë Bojan Cvetanoski, i

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Dhoma me lagështi, rrjedhje uji dhe probleme me ngrohjen apo kushtet e shkëlqyera për studentët? Konvikti i rinovuar “Stiv Naumov” në Shkup është kthyer në objekt përplasjesh mes pushtetit dhe opozitës, pasi të rinjtë socialdemokratë ngritën akuza për kushte të papërshtatshme, ndërsa ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, i hodhi poshtë pretendimet, duke ftuar përfaqësuesit e LSDM-së që ta vizitojnë personalisht objektin. “Kushtet në ‘Stiv Naumov’ janë të shkëlqyera”, deklaroi Janevska përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se konvikti është i pari nga nëntë objektet e akomodimit studentor që do t’i nënshtrohen rinovimit të plotë dhe përmirësimit të efikasitetit energjetik gjatë mandatit të Qeverisë aktuale.Duke iu përgjigjur pretendimeve për problemet e paraqitura pas rinovimit, ministrja tha se situata të izoluara mund të ndodhin edhe në objekte të saporinovuara. Megjithatë, ajo theksoi se objekti është ende nën garanci dhe se kompania realizuese po i mënjanon mangësitë e evidentuara.Sipas Janevskës, një pjesë e problemeve janë shkaktuar edhe nga përdorimi i papërgjegjshëm i ambienteve nga vetë banorët e konviktit. “Situata të padëshiruara mund të shkaktohen edhe nga përdoruesit, prandaj që gjatë vënies në funksion të objektit kemi bërë thirrje për përdorim të përgjegjshëm. Drejtuesit e konviktit janë përballur me bllokimin e kanalizimit për shkak të hedhjes së pecetave të lagura; aktivizimin e alarmit për shkak të ushqimit të harruar në një furrë me mikrovalë të ndezur në kuzhinën e përbashkët, si dhe për shkak të një cigareje të ndezur në dhomë; një radiatori të shkulur dhe automjeteve të parkuara në sipërfaqet e gjelbra të oborrit. Të gjitha këto situata janë tejkaluar”, thuhet në reagimin e ministres.Janevska gjithashtu pohon se ushqimi që u shërbehet studentëve në konvikt i përmbush standardet e përcaktuara ushqyese.Reagimi i ministres erdhi pas konferencës për shtyp të nënkryetarit të Rinisë Socialdemokrate të Maqedonisë Bojan Cvetanoski, i

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…