PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
TeslaTesla premton se Roadsteri do të arrijë shpejtësi marramendëse, përmenden mbi 500 km/h
2 min čitanja
Tesla

Tesla premton se Roadsteri do të arrijë shpejtësi marramendëse, përmenden mbi 500 km/h

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Tesla premton se modeli i ri sportiv elektrik Roadster do të arrijë shpejtësi maksimale deri në 530 kilometra në orë, një shifër që do ta rendiste atë ndër veturat më të shpejta në botë. Megjithatë, këto shifra mbeten premtime dhe pritet të konfirmohen me të dhëna të mëtejshme teknike.Pas prezantimit të modelit të ri, kompania amerikane ka filluar të zbulojë detaje rreth performancës së tij, përfshirë shpejtësinë maksimale dhe fuqinë e motorëve.Sipas informacioneve të publikuara, Tesla po e trajton zhvillimin e shpejtësisë maksimale në dy faza. Fillimisht, objektivi është arritja e 345 kilometrave në orë, ndërsa synimi afatgjatë për versionin më të fuqishëm është 530 kilometra në orë. Fluturon si tullumbace, mbahet si fshesë elektrike - si funksionon vetura “fluturuese” e Teslës? Versioni bazë, i quajtur Performance, pritet të ketë fuqi prej 1.073 kuajfuqish dhe çift rrotullues prej 1.200 njutonmetrave. Ndërkaq, varianti Thrust pritet të ofrojë 1.350 kuajfuqi dhe 1.400 njutonmetra çift rrotullues. Dizajneri kryesor i Teslas, Franz von Holzhausen, ka folur për këto objektiva në një intervistë për emisionin britanik “Top Gear”.Përveç shpejtësisë së jashtëzakonshme, Tesla ka bërë premtime ambicioze edhe për përshpejtimin. Sipas të dhënave të publikuara, Roadsteri mund të përshpejtojë nga zero në 100 kilometra në orë për rreth 0,84 sekonda, megjithëse kjo shifër ende kërkon konfirmim praktik. Kompania e përshkruan Roadsterin e ri si një veturë konceptuale, ndaj mbetet të shihet se cilat nga këto specifikime do të përfshihen në modelin përfundimtar të prodhimit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Tesla premton se modeli i ri sportiv elektrik Roadster do të arrijë shpejtësi maksimale deri në 530 kilometra në orë, një shifër që do ta rendiste atë ndër veturat më të shpejta në botë. Megjithatë, këto shifra mbeten premtime dhe pritet të konfirmohen me të dhëna të mëtejshme teknike.Pas prezantimit të modelit të ri, kompania amerikane ka filluar të zbulojë detaje rreth performancës së tij, përfshirë shpejtësinë maksimale dhe fuqinë e motorëve.Sipas informacioneve të publikuara, Tesla po e trajton zhvillimin e shpejtësisë maksimale në dy faza. Fillimisht, objektivi është arritja e 345 kilometrave në orë, ndërsa synimi afatgjatë për versionin më të fuqishëm është 530 kilometra në orë. Fluturon si tullumbace, mbahet si fshesë elektrike - si funksionon vetura “fluturuese” e Teslës? Versioni bazë, i quajtur Performance, pritet të ketë fuqi prej 1.073 kuajfuqish dhe çift rrotullues prej 1.200 njutonmetrave. Ndërkaq, varianti Thrust pritet të ofrojë 1.350 kuajfuqi dhe 1.400 njutonmetra çift rrotullues. Dizajneri kryesor i Teslas, Franz von Holzhausen, ka folur për këto objektiva në një intervistë për emisionin britanik “Top Gear”.Përveç shpejtësisë së jashtëzakonshme, Tesla ka bërë premtime ambicioze edhe për përshpejtimin. Sipas të dhënave të publikuara, Roadsteri mund të përshpejtojë nga zero në 100 kilometra në orë për rreth 0,84 sekonda, megjithëse kjo shifër ende kërkon konfirmim praktik. Kompania e përshkruan Roadsterin e ri si një veturë konceptuale, ndaj mbetet të shihet se cilat nga këto specifikime do të përfshihen në modelin përfundimtar të prodhimit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…