PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Protesta në tiranëHetim për veprimet e policisë - 12 eurodeputetë letër Kaja Kallas për protestat, mes nënshkruesve edhe Beleri
2 min čitanja
Protesta në tiranë

Hetim për veprimet e policisë - 12 eurodeputetë letër Kaja Kallas për protestat, mes nënshkruesve edhe Beleri

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Protestat në Shqipëri dhe veprimet e policisë gjatë tubimeve kanë mbërritur në vëmendjen e Parlamentit Evropian.Dymbëdhjetë eurodeputetë, pjesa më e madhe të grupimit të djathtë të Partisë Popullore Evropiane (PPE), i janë drejtuar me pyetje Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.Mes nënshkruesve është edhe euro-deputeti Fredi Beleri, shkruan tch. Nisma është ndërmarrë nga kreu i delegacionit austriak të PPE-së, Reinhold Lopatka, ndërsa eurodeputetët që i janë bashkuar kërkesës janë pjesë e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.Në fokus të kërkesës janë pretendimet për përdorim joproporcional të forcës nga policia gjatë protestave, respektimi i të drejtave të personave të ndaluar, veçanërisht të miturve, si dhe masat që mund të ndërmerren për të parandaluar shkelje të tjera.Eurodeputetët i referohen raportimeve sipas të cilave përdorimi i plumbave të gomës nga policia ka shkaktuar plagosjen e protestuesve dhe gazetarëve. Në dokument përmendet gjithashtu hetimi i Avokatit të Popullit mbi domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e forcës së përdorur nga efektivët.Në letrën drejtuar Kallas thuhet se deklarata e Komisionit Evropian e 18 tetorit dënoi dhunën dhe bëri thirrje për proporcionalitet, por sipas nënshkruesve nuk e trajtoi mjaftueshëm çështjen e llogaridhënies. Ata argumentojnë se respektimi i të drejtave themelore dhe përgjegjësia për shkeljet e pretenduara duhet të jenë pjesë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Eurodeputetët kërkojnë të dinë se çfarë hapash do të ndërmarrë Përfaqësuesja e Lartë, përmes Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), për t’i ngritur këto shqetësime drejtpërdrejt me autoritetet shqiptare.Një prej kërkesave është zhvillimi i hetimeve të pavarura, të paanshme dhe efektive për përdorimin e forcës nga policia, pengimin e gazetarëve dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave të personave të ndaluar. Në këtë kuadër kërkohet edhe shqyrtimi i përgjegjë

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Protestat në Shqipëri dhe veprimet e policisë gjatë tubimeve kanë mbërritur në vëmendjen e Parlamentit Evropian.Dymbëdhjetë eurodeputetë, pjesa më e madhe të grupimit të djathtë të Partisë Popullore Evropiane (PPE), i janë drejtuar me pyetje Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.Mes nënshkruesve është edhe euro-deputeti Fredi Beleri, shkruan tch. Nisma është ndërmarrë nga kreu i delegacionit austriak të PPE-së, Reinhold Lopatka, ndërsa eurodeputetët që i janë bashkuar kërkesës janë pjesë e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.Në fokus të kërkesës janë pretendimet për përdorim joproporcional të forcës nga policia gjatë protestave, respektimi i të drejtave të personave të ndaluar, veçanërisht të miturve, si dhe masat që mund të ndërmerren për të parandaluar shkelje të tjera.Eurodeputetët i referohen raportimeve sipas të cilave përdorimi i plumbave të gomës nga policia ka shkaktuar plagosjen e protestuesve dhe gazetarëve. Në dokument përmendet gjithashtu hetimi i Avokatit të Popullit mbi domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e forcës së përdorur nga efektivët.Në letrën drejtuar Kallas thuhet se deklarata e Komisionit Evropian e 18 tetorit dënoi dhunën dhe bëri thirrje për proporcionalitet, por sipas nënshkruesve nuk e trajtoi mjaftueshëm çështjen e llogaridhënies. Ata argumentojnë se respektimi i të drejtave themelore dhe përgjegjësia për shkeljet e pretenduara duhet të jenë pjesë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Eurodeputetët kërkojnë të dinë se çfarë hapash do të ndërmarrë Përfaqësuesja e Lartë, përmes Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), për t’i ngritur këto shqetësime drejtpërdrejt me autoritetet shqiptare.Një prej kërkesave është zhvillimi i hetimeve të pavarura, të paanshme dhe efektive për përdorimin e forcës nga policia, pengimin e gazetarëve dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave të personave të ndaluar. Në këtë kuadër kërkohet edhe shqyrtimi i përgjegjë

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…