PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Mitrovica lokale“€URAT” në Mitrovicë instalacioni i Fehmi Feratit vë në pah historinë 27-vjeçare të urës së Ibrit
2 min čitanja
Mitrovica lokale

“€URAT” në Mitrovicë instalacioni i Fehmi Feratit vë në pah historinë 27-vjeçare të urës së Ibrit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Në Mitrovicë është hapur instalacioni artistik dhe politik “€URAT”, i autorit Fehmi Ferati, i vendosur në hollin e Qendrës së Kulturës, pranë urës së Ibrit.Përmes këtij instalacioni, Ferati trajton historinë 27-vjeçare të urës së Ibrit, duke vënë në pah mbylljen e saj për qarkullim të rregullt dhe ndikimin që kjo çështje ka pasur ndër vite në jetën e qytetit.Strukturën metalike të urës, autori e përshkruan si “relikt”, “arkitekturë monotone” dhe “gërmadhë moderne”.Ideja e veprës lidhet me imazhet e urave në kartëmonedhat euro, të cilat simbolizojnë lidhjen dhe bashkimin mes popujve evropianë. Duke u bazuar në këtë simbolikë, Ferati ka dizajnuar edhe një kartëmonedhë imagjinare prej 27 eurosh, me imazhin e urës së Ibrit, si referencë ndaj 27 viteve histori dhe zhvillimeve që lidhen me të, si dhe 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Instalacioni përfshin tri tema kryesore: “Protestë artistike”, “Sqarim për të shpjeguar” dhe “Ekzorcizëm”.Përmes temës “Protestë artistike”, autori shpreh qëndrimin e tij për gjendjen e urës dhe situatën që e rrethon atë.Në pjesën “Sqarim për të shpjeguar”, Ferati kërkon përgjigje nga faktorët përgjegjës se pse ura vazhdon të mbetet e mbyllur, ndërkohë që ura të tjera mbi lumin Ibër përdoren për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.Sipas konceptit të autorit, mungesa e një shpjegimi të qartë për qytetarët mbetet një nga çështjet që instalacioni synon ta vërë në diskutim.Tema e tretë, “Ekzorcizëm”, paraqet një qasje ironike ndaj simbolikës së urave në kartëmonedhat euro. Përmes saj, autori shpreh idenë që bashkë me kartëmonedhat dhe urat e paraqitura në to të largohet nga historia edhe kartëmonedha imagjinare prej 27 eurosh, e lidhur me urën e Ibrit dhe gjendjen e saj. Në instalacion përfshihen edhe referenca ndaj zhvillimeve të shumta që kanë shoqëruar urën e Ibrit ndër vite, përfshirë tensionet, protestat, bllokadat, praninë e forcave të sigurisë, ndërhyrjet infrastrukturore dhe deklaratat politike e ndërkombëtare.Autori trajto

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Në Mitrovicë është hapur instalacioni artistik dhe politik “€URAT”, i autorit Fehmi Ferati, i vendosur në hollin e Qendrës së Kulturës, pranë urës së Ibrit.Përmes këtij instalacioni, Ferati trajton historinë 27-vjeçare të urës së Ibrit, duke vënë në pah mbylljen e saj për qarkullim të rregullt dhe ndikimin që kjo çështje ka pasur ndër vite në jetën e qytetit.Strukturën metalike të urës, autori e përshkruan si “relikt”, “arkitekturë monotone” dhe “gërmadhë moderne”.Ideja e veprës lidhet me imazhet e urave në kartëmonedhat euro, të cilat simbolizojnë lidhjen dhe bashkimin mes popujve evropianë. Duke u bazuar në këtë simbolikë, Ferati ka dizajnuar edhe një kartëmonedhë imagjinare prej 27 eurosh, me imazhin e urës së Ibrit, si referencë ndaj 27 viteve histori dhe zhvillimeve që lidhen me të, si dhe 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Instalacioni përfshin tri tema kryesore: “Protestë artistike”, “Sqarim për të shpjeguar” dhe “Ekzorcizëm”.Përmes temës “Protestë artistike”, autori shpreh qëndrimin e tij për gjendjen e urës dhe situatën që e rrethon atë.Në pjesën “Sqarim për të shpjeguar”, Ferati kërkon përgjigje nga faktorët përgjegjës se pse ura vazhdon të mbetet e mbyllur, ndërkohë që ura të tjera mbi lumin Ibër përdoren për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.Sipas konceptit të autorit, mungesa e një shpjegimi të qartë për qytetarët mbetet një nga çështjet që instalacioni synon ta vërë në diskutim.Tema e tretë, “Ekzorcizëm”, paraqet një qasje ironike ndaj simbolikës së urave në kartëmonedhat euro. Përmes saj, autori shpreh idenë që bashkë me kartëmonedhat dhe urat e paraqitura në to të largohet nga historia edhe kartëmonedha imagjinare prej 27 eurosh, e lidhur me urën e Ibrit dhe gjendjen e saj. Në instalacion përfshihen edhe referenca ndaj zhvillimeve të shumta që kanë shoqëruar urën e Ibrit ndër vite, përfshirë tensionet, protestat, bllokadat, praninë e forcave të sigurisë, ndërhyrjet infrastrukturore dhe deklaratat politike e ndërkombëtare.Autori trajto

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…