PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Rainer rudolph​Ambasadori gjerman: Radoiçiq dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë
1 min čitanja
Rainer rudolph

​Ambasadori gjerman: Radoiçiq dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë personat përgjegjës për sulmin e armatosur në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë.Rudolph për KP theksoi se Gjermania e ka bërë të qartë në disa raste qëndrimin e saj për përgjegjësinë e personave të përfshirë në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit."Ne kemi thënë shumë qartë në shumë raste se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës para gjykatës", deklaron Rudolph.Duke folur për zgjedhjet në Serbi, ku shqiptarët po garojnë të bashkuar, si dhe për raportimet për presion dhe propagandë gjatë fushatës, ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka shprehur shpresën për avancimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve."Unë jam ambasador i Gjermanisë në Kosovë dhe nuk do të komentoj për procesin e brendshëm në Serbi. Por, ajo që mund të them është se shpresoj shumë që të krijohen kushtet për avancimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe, në fund, për arritjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve", nënvizon Rudolph.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë personat përgjegjës për sulmin e armatosur në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë.Rudolph për KP theksoi se Gjermania e ka bërë të qartë në disa raste qëndrimin e saj për përgjegjësinë e personave të përfshirë në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit."Ne kemi thënë shumë qartë në shumë raste se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës para gjykatës", deklaron Rudolph.Duke folur për zgjedhjet në Serbi, ku shqiptarët po garojnë të bashkuar, si dhe për raportimet për presion dhe propagandë gjatë fushatës, ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, ka shprehur shpresën për avancimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve."Unë jam ambasador i Gjermanisë në Kosovë dhe nuk do të komentoj për procesin e brendshëm në Serbi. Por, ajo që mund të them është se shpresoj shumë që të krijohen kushtet për avancimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe, në fund, për arritjen e normalizimit të plotë të marrëdhënieve", nënvizon Rudolph.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…