Protesta në tiranëDita e 12-të e protestës në Tiranë, studentët thërrasin tubim kombëtar para Kryeministrisë
2 min čitanja
Protesta në tiranë
Dita e 12-të e protestës në Tiranë, studentët thërrasin tubim kombëtar para Kryeministrisë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Protesta e studentëve në Shqipëri shënon sot ditën e 12-të. Protestës së studentëve pritet t’i bashkohen edhe pedagogë, mjekë, artistë dhe përfaqësues të sindikatave, ndërsa pjesëmarrja është paralajmëruar edhe nga studentët e rretheve. Protestat nisën me kërkesat e studentëve për uljen e tarifave të studimit, përmirësimin e kushteve në universitete dhe konvikte, rritjen e mbështetjes financiare dhe më shumë mundësi punësimi pas diplomimit, por më pas u zgjeruan në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit dhe qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me thirrje për dorëheqjen e tij, formimin e një qeverie teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.Protestat e zhvilluara gjatë 11 ditëve të fundit në Shqipëri janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.Telegrafi.com do të raportojë në kohë reale për protestën nga studentët në Tiranë, ndërsa të gjitha zhvillimet për 11-ditët e para të protestës mund t’i lexoni KËTU:24/10/2026 08:32- Rama sërish kërkon dialog Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama sot më 24 tetor, kur është paralajmëruar një protestë masive në Tiranë ka publikuar një video, përmes së cilës sërish kërkon dialog. Rama për disa ditë me radhë, po kërkon dialog, gjersa po refuzohet nga studentët. Protesta në Shqipëri po hyn në ditën e 12-të, shoqëruar ditët e kaluara me përleshje mes policisë dhe studentëve. 24/10/2026 08:28- Dita e 12-të e protestës së studentëve, tubime para Kryeministrisë e Ministrisë së Arsimit Këtë të shtunë, më 24 tetor do të mbahet protesta e radhës studentore, e cila shënon ditën e saj të 12-të. Ashtu siç është njoftuar një ditë më parë, protesta pritet të nisë në orën 11:00 përpara Kryeministrisë.Ndërkohë, në këtë tubim pritet të marrin pjesë të rinj, studentë, si dhe figura të artit dhe muzikës. Një tjetër tubim i të rinjve do të mbahet në orën 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit, ku pritet që studentëve t’u bashkohen edhe pedagogët.Sakaq, po këtë të shtunë, Partia Demokratike ka thirrur protestën e saj ko
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.