PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
IzraeliIzraeli nis operacion të madh ushtarak në Bregun Perëndimor, Netanyahu paralajmëron bllokadë
2 min čitanja
Izraeli

Izraeli nis operacion të madh ushtarak në Bregun Perëndimor, Netanyahu paralajmëron bllokadë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Izraeli ka nisur një operacion ushtarak kundër terrorizmit në zonën e Hebronit, në Bregun Perëndimor të pushtuar, pas një sulmi të armatosur ku u vranë dy ushtarë izraelitë, njoftuan ushtria dhe shërbimi i inteligjencës Shin Bet.Forcat izraelite kanë nisur kontrolle të hollësishme në zonë, me qëllim identifikimin dhe shkatërrimin e infrastrukturës që, sipas tyre, përdoret nga grupet terroriste, si dhe sekuestrimin e armëve dhe marrjen në pyetje të të dyshuarve.Në operacion janë përfshirë ushtria, shërbimet e inteligjencës, policia kufitare dhe administrata civile. Sipas autoriteteve izraelite, aksioni do të përqendrohet në zonën nga ku vepruan sulmuesit dhe pritet të zgjasë disa ditë, shkruan timesofisrael.Sipas ushtrisë izraelite, dy ushtarë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën gjatë një shkëmbimi zjarri pranë Hebronit të premten. Dy palestinezët e dyshuar për sulmin u vranë gjithashtu.Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se forcat e sigurisë kanë parandaluar një sulm të rëndë dhe njoftoi masa të reja kufizuese ndaj territorit palestinez.Ai urdhëroi bllokimin e Hebronit dhe përgatitjen për mbylljen e të gjitha pikëkalimeve drejt Bregut Perëndimor. Netanyahu paralajmëroi gjithashtu se ushtria do të hyjë në vendbanimin nga vijnë sulmuesit, do të evakuojë banorët dhe do të kontrollojë shtëpitë një nga një, me synimin për të shkatërruar atë që Izraeli e cilëson si infrastrukturë terroriste.Masat përfshijnë edhe vendosjen e pikave të kontrollit në rrugë dhe kufizimin e lëvizjes në zonën e Hebronit dhe Halhulit. Banorëve të zonës së prekur do t'u lejohet të largohen përmes tri daljeve të caktuara, pasi të merren në pyetje.Ushtria izraelite bëri të ditur se po zhvillon operacione kundër terrorizmit edhe në dhjetëra lokacione të tjera në Bregun Perëndimor.Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës Gjashtëditore të vitit 1967. Sot, në këtë territor jetojnë rreth tre milionë palestinezë dhe afërsisht 700 mijë kolonë izraelitë.Situata

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Izraeli ka nisur një operacion ushtarak kundër terrorizmit në zonën e Hebronit, në Bregun Perëndimor të pushtuar, pas një sulmi të armatosur ku u vranë dy ushtarë izraelitë, njoftuan ushtria dhe shërbimi i inteligjencës Shin Bet.Forcat izraelite kanë nisur kontrolle të hollësishme në zonë, me qëllim identifikimin dhe shkatërrimin e infrastrukturës që, sipas tyre, përdoret nga grupet terroriste, si dhe sekuestrimin e armëve dhe marrjen në pyetje të të dyshuarve.Në operacion janë përfshirë ushtria, shërbimet e inteligjencës, policia kufitare dhe administrata civile. Sipas autoriteteve izraelite, aksioni do të përqendrohet në zonën nga ku vepruan sulmuesit dhe pritet të zgjasë disa ditë, shkruan timesofisrael.Sipas ushtrisë izraelite, dy ushtarë u vranë dhe tre të tjerë u plagosën gjatë një shkëmbimi zjarri pranë Hebronit të premten. Dy palestinezët e dyshuar për sulmin u vranë gjithashtu.Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se forcat e sigurisë kanë parandaluar një sulm të rëndë dhe njoftoi masa të reja kufizuese ndaj territorit palestinez.Ai urdhëroi bllokimin e Hebronit dhe përgatitjen për mbylljen e të gjitha pikëkalimeve drejt Bregut Perëndimor. Netanyahu paralajmëroi gjithashtu se ushtria do të hyjë në vendbanimin nga vijnë sulmuesit, do të evakuojë banorët dhe do të kontrollojë shtëpitë një nga një, me synimin për të shkatërruar atë që Izraeli e cilëson si infrastrukturë terroriste.Masat përfshijnë edhe vendosjen e pikave të kontrollit në rrugë dhe kufizimin e lëvizjes në zonën e Hebronit dhe Halhulit. Banorëve të zonës së prekur do t'u lejohet të largohen përmes tri daljeve të caktuara, pasi të merren në pyetje.Ushtria izraelite bëri të ditur se po zhvillon operacione kundër terrorizmit edhe në dhjetëra lokacione të tjera në Bregun Perëndimor.Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor gjatë Luftës Gjashtëditore të vitit 1967. Sot, në këtë territor jetojnë rreth tre milionë palestinezë dhe afërsisht 700 mijë kolonë izraelitë.Situata

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…