Christe pikeI mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse - detaje të reja rreth dështimit të ekzekutimit të Christa Pike
2 min čitanja
Christe pike
I mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse - detaje të reja rreth dështimit të ekzekutimit të Christa Pike
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ekipi përgjegjës për ekzekutimin e Christa Pike në Tennessee të SHBA-së kishte frikë se vena e saj mund të çahej gjatë procedurës, por megjithatë vazhdoi me administrimin e injeksionit vdekjeprurës, sipas deklaratës së avokatit të saj.Pike, 50 vjeçe, i mbijetoi përpjekjes për ekzekutim më 30 shtator, pasi procedura me injeksion vdekjeprurës dështoi. Ajo u shtrua në spital për dhjetë ditë dhe më pas u kthye në burg.Avokati Randy Spivey, i cili ishte i pranishëm si dëshmitar, përshkroi në një deklaratë gjyqësore përpjekjet e ekipit për t’ia gjetur venën. Sipas tij, procesi zgjati gati një orë dhe u përdorën dhjetë gjilpëra. Christa Pike lirohet nga spitali, 10 ditë pas ekzekutimit të dështuar me injeksion Gjatë procedurës, anëtarët e ekipit shprehën disa herë shqetësimin se vena mund të ishte dëmtuar. Ata diskutuan edhe për gjatësinë e gjilpërave, ndërsa përpjekjet për krijimin e një linje intravenoze nuk dhanë rezultat, shkruan theguardian.Pavarësisht vështirësive, ekipi besoi se kishte arritur ta vendoste linjën intravenoze dhe vazhdoi me administrimin e pentobarbitalit, substancës që përdoret në injeksionet vdekjeprurëse. Megjithatë, Pike mbeti gjallë.Sipas përshkrimit të avokatit, pas përfundimit të procedurës, ajo lëshonte tinguj që ngjanin me gërhitje dhe mbytje. Më vonë, ajo u ankua për dhimbje dhe ndjesinë se krahu po i shpërthente.Rasti ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e zbatimit të protokollit të ekzekutimit në Tennessee. Guvernatori i shtetit, Bill Lee, pezulloi ekzekutimet deri në përfundimin e shqyrtimit të procedurave. Si i mbijetoi amerikanja injeksionit vdekjeprurës dhe çfarë ndodhi gjatë dy orëve në dhomën e ekzekutimit? Avokatët e të dënuarve me vdekje kanë argumentuar se protokolli paraqet rrezik për vuajtje të rënda dhe të panevojshme. Ata përmendën edhe rastin e Tony Carruthersit, ekzekutimi i të cilit dështoi në maj, pasi ekipit iu deshën më shumë se 30 minuta për t’ia gjetur venën.Pike u dënua me vdekje për vrasjen e Colleen Slemmer në vitin 19
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.