Donald trumpSi po ecën realisht ekonomia amerikane nën presidentin Trump?
2 min čitanja
Donald trump
Si po ecën realisht ekonomia amerikane nën presidentin Trump?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka lavdëruar vazhdimisht performancën e ekonomisë amerikane në prag të zgjedhjeve të mesit të mandatit për Kongresin, duke pretenduar se ka rritur të ardhurat, ka ulur inflacionin dhe ka krijuar vende të reja pune.Trump ka përsëritur disa herë: “Ne kemi vendin me ekonominë më të fuqishme kudo në botë”.Megjithëse ekonomia amerikane po ecën më mirë sesa pritej nga shumëkush pas vendosjes së tarifave të gjera doganore nga Trump, të cilat ai i quajti “Dita e Çlirimit” në vitin 2025, ka dëshmi se këto taksa mbi importet dhe ndikimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit kanë rritur inflacionin. Pasojat negative po ndihen në shumicën e familjeve amerikane.Ekonomia amerikane po përfiton gjithashtu nga vala e investimeve në inteligjencën artificiale (IA), por mund të përballet me vështirësi nëse këto shpenzime ndërpriten.Atëherë, si po e përjeton gjithë këtë një amerikan mesatar? BBC Verify ka analizuar nëse të dhënat i mbështesin pretendimet e presidentit.1. Ekonomia amerikane po rritetEkonomia amerikane po shënon rritje të kënaqshme, krahasuar me standardet historike të viteve të fundit në vend.Të dhënat më të fundit tregojnë se bruto produkti i brendshëm (BPB), tregues me të cilin ekonomistët matin madhësinë e ekonomisë amerikane, po rritet me një normë vjetore prej 2.2 për qind.Në përgjithësi, ekonomia është rritur me rreth 3.2 për qind që nga fundi i vitit 2024, pak para se Trump të merrte detyrën për mandatin e tij të dytë.Kjo është një rritje më e madhe sesa ajo e çdo anëtari tjetër të grupit G7, që përfshin ekonomitë më të mëdha të zhvilluara në botë, gjatë kësaj periudhe.Rritja ekonomike e SHBA-së ka qenë më e shpejtë sesa parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të bëra menjëherë pas njoftimit të Trumpit, më 2 prill 2025, për vendosjen e një sërë tarifash të reja ndaj mallrave që hyjnë në SHBA.Në atë kohë, FMN-ja uli parashikimet e saj, duke përmendur ndikimin negativ të tarifave të Trumpit në investime dhe shpenzimet e konsu
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.