ShbaSHBA e shpall heliumin material kritik për sigurinë kombëtare
1 min čitanja
Shba
SHBA e shpall heliumin material kritik për sigurinë kombëtare
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur heliumin material kritik, për shkak të rëndësisë së tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe sektorin e energjisë, si dhe shqetësimeve për ndërprerjet e furnizimit global.Vendimi i Departamentit amerikan të Energjisë do të mundësojë fonde shtesë për prodhuesit vendorë dhe monitorim më të madh të furnizimit.SHBA-ja është prodhuesi më i madh në botë i heliumit, ndërsa Katari dhe Rusia janë gjithashtu furnizues të rëndësishëm. Megjithatë, eksportet nga Katari janë prekur rëndë nga konflikti në Lindjen e Mesme dhe ndërprerjet në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Rusia ka vendosur kufizime të përkohshme në eksport.Sekretari amerikan i Energjisë, Chris Wright, tha se administrata Trump synon të ulë varësinë nga furnizuesit e huaj dhe të forcojë prodhimin vendor.Ndërkohë, Evropa po përballet me vështirësi në sigurimin e heliumit, pas kufizimeve të eksportit nga Kina, e cila shërbente si rrugë tranziti për furnizimet ruse. Pavarësisht ndalimit të importeve të drejtpërdrejta nga Rusia nga BE-ja në vitin 2024, disa furnizime raportohet se kanë vazhduar të mbërrijnë përmes Kinës. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.